Politike

Fillimi i vitit shkollor, Basha: Çdo mësues duhet të testohet për COVID-19, më 14 shtator të ketë me vete rezultatin

11 Shtator 2020, 08:32 Nga DOSJA
Fillimi i vitit shkollor, Basha: Çdo mësues duhet të testohet

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se çdo mësues duhet të bëjë testin e COVID-19, para nisjes së vitit shkollor. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha thekson se duhet të kryhet urgjentisht testimi masiv i stafeve mësimore dhe se të hënën, më 14 shtator çdo mësues duhet të ketë me vete rezultatin e testit.

Reagimi i plotë:

Tashmë shumë, pranë nisja e vitit të ri shkollor është një ditë e mirëpritur nga mijra nxënës, prindër dhe staf pedagogjik në të gjithë vendin.

Ky vit nis në kushte të vështira për mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre. Javët e fundit numri i të prekurve me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë ndërkohë që mbetet detyrë parësore e qeverisë të marrë masa konkrete për të shmangur përhapjen e virusit mes nxënësve dhe mësuesve.

Veç dezifektimit të ambjenteve shkollore, mësimit me turne për të shmangur klasat me shumë nxënës, duhet kryer urgjentisht dhe testim masiv për të gjithë stafin mësimor. Çdo mësues ditën e parë të shkollës duhet të ketë rezultatin e testit të COVID-19. Me testime të shpeshta të stafit mësimor në vazhdim, do të mund të shmanget dhe një zinxhir i mundshëm infeksioni që do ta rëndonte edhe më tej situatën. Ndërkohë që Kosova pritet ta zbatojë këtë plan, qeveria shqiptare duhet të nisë urgjentisht marrjen e masave për të siguruar testimet për stafin mësimor. Jeta dhe shëndeti i mësuesve, nxënësve dhe të gjithë shqiptarëve është sot më i rëndësishëm se çdo show politik!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e shkollave lulzim basha testimi i mësuesve hapja e shkollave lulzim basha testimi i mësuesve

Sondazh

Poll