Kërkesa për zgjerim me 12 milje/ Berisha tregon PRAPASKENAT: Tre arsye pse duhet të ishin kundërshtuar
10 Shtator 2020, 20:29Nga DOSJA
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur Kryeministrit Rama lidhur me çështjen e detit me Greqinë. Berisha ka ndërhyrë pas Ramës në emisionin “Opinion”, pasi ky i fundit tha më herët që nuk ka një marrëveshje me Greqinë dhe se marrëveshja e vitit 2009 ishte një tradhti kombëtare e Berishës, Metës dhe Lulzim Bashës.
“Së pari, në marrëveshjen e vitit 2009, LSI ka qenë në opozitë. Së dyti më duhet t’i them publikut se ndjehem i lehtësuar, pasi dëgjuat për treçerk ore se ç’përfaqëson njeriu i cili gënjeu, mashtroi dhe nuk dha asnjë shpjegim. Ai ishte si Kryeministri i dajres dhe kazanit”, tha Berisha.
Më tej, Berisha u shpreh se përpara deklaratës së Kryeministrit Mitsotakis në parlament, pala greke ka njoftuar paraprakisht palën shqiptare dhe opozitën e vendit tonë.
Berisha: Qeveria ka notifikuar para deklaratës, autoritetet shqiptare të dy krahët të pozitës dhe opozitës.
Fevziu: Ju thoni që autoritetet greke kanë njoftuar edhe opozitën dhe mazhorancën?
Berisha: Pa diskutim.
Fevziu: Opizitën shqiptare?
Berisha: Pa diskutim, ka njoftuar që do ketë një deklaratë të tillë. Kjo është praktikë e civilizuar, normale dhe etike. Po të isha unë, absolutisht nuk do ta njihja kërkesën. Kjo nuk mund të pranohet nga pala shqiptare sepse terreni është i pakrahasueshëm me atë Greqi-Itali, së dyti kemi një proces marrëveshje, së treti urdhëroni të ulemi të zgjidhim problemin.
TIRANË- Ish-ambasadori Agim Nesho ka provokuar kryeministrin Rama duke i thënë se në këto 7 vite politika e tij e jashtme ka devijuar, aq sa perceptohet si...
TIRANË – Sonte në Open në Top Channel po diskutohet për çështjen e detit. Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i ftuar në emision tha se Greqia nuk ës...
TIRANË– Historiani Paskal Milo i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ ka folur rreth marrëveshjes për DetinAi është shprehur se deri më tani nuk ka p...
TIRANË– Një lajm ka trazuar ujrat politikë në vend. Në një artikull të publikuar nga “Ora News” shkruhet se nga burime jozyrtare për televizionin kanë sigu...
TIRANE– Për lajmin se presidenti Ilir Meta është gati të lërë detyrën e presidentit dhe të marrë atë të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm pas zgjedhjeve ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos i përgjigjet denoncimit të Partisë Demokratike, se ai kishte telefonuar Manjola Cakonin dhe e kishte ofend...
TIRANE– Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi live në emisionin e gazetarit Çim Peka në SYRI TV pas një lajmi të publikuar në media se Ilir Meta do lër...