Sport

Nuk ndodhte asnjëherë! Në Japoni, një femër do të luajë në kampionat meshkujsh

10 Shtator 2020, 17:21 Nga DOSJA
Nuk ndodhte asnjëherë! Në Japoni, një femër do të

JAPONI– Ndodh edhe kjo! Futbollistja japoneze Yuki Nagasato, e lindur në vitin 1987, është femra e parë që do të luajë një kampionat për meshkuj. Chicago Red Star, ekipi ku ajo aktivizohet ka njoftuar se ka dërguar futbollisten në huazim te skuadra e Hayabusa Eleven, një klub që militon në Ligën e Prefekturës Kanagawa Japoni.

Ende nuk dihet nëse futbollistja do të marrë minuta me ekipin e meshkujve, por synimet janë që ajo të luajë. Yuki Nagasato ka një lidhje personale me klubin pasi vëllai i saj më i madh, Genki, luan për ekipin e Hayabusa Eleven.

Në Europë, historia e fundit është rasti i 19-vjeçares holandeze Ellen Fokkema e cila do të luajë në divizionin e katër me Foarut dhe në vitin 2018-të,kanadezja Stephanie Labbem portiere e ekipit kombëtar, e cila nuk ishte në gjendje të nënshkruajë për ekipin e Calgary-t për shkak të rregullores.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbolli i femrave japoni yuki nagasato futbolli i femrave japoni yuki nagasato

Sondazh

Poll