Sport

‘Vari këpucët në gozhdë’/ Problemet kardiake detyrojnë zviceranin Martinelli të heqë dorë nga futbolli

9 Shtator 2020, 14:27 Nga DOSJA
‘Vari këpucët në gozhdë’/ Problemet kardiake

ITALI- Kapiteni i Palermos, Alessandro Martinelli është tërhequr nga futbolli në moshë 27-vjeçare. Problemet kardiake kanë detyruar që ai të ‘varë këpucët në gozhdë’ në periudhën e tij më të mirë të karrierës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian përmes nje njoftimi në faqen zyrtare.

 “Ekzaminimet e thella mjekësore, të cilave iu është nënshtruar Alessandro Martinelli në javët e fundit, fatkeqësisht kanë treguar se është e pamundur për të që ta vazhdojë karrierën si futbollist. Të gjithë te Palermo shprehin keqardhje të thellë dhe i qëndrojnë afër Martinellit, i cili ka qenë ndër protagonistët më të rëndësishëm për ringjalljen e ekipit dhe një lider, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Faleminderit për karakterin e jashtëzakonshëm, si edhe për talentin e madh si sportist,” shkruhet në postimin e Palermos.

 

 

Alessandro Martinelli, purtroppo, per ora si ferma qui. L’esito degli esami medici approfonditi gli impedisce di proseguire con l’attività agonistica. In questo momento difficile non ci resta che stringerci tutti attorno a lui, protagonista di tante battaglie, leader in campo e fuori. E non solo per quella fascia gialla al braccio, ma per il suo cuore di uomo straordinario. Un abbraccio, Ale. Forza! #siamoaquile ?

A post shared by Palermo F.C. Official (@palermofficial) on


Mesfushori nga Zvicra e ka filluar karrierën e tij në me skuarat italiane në 16 vjeç ku u be pjesë e Sampdorias, me pas ka luajtur edhe me skuadra të tjera italiane si Bressica për 6 sezone me radhë, deri në sezonin 2019-2020 ku mori edhe vendin e kapitenit të Palermos.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alessandro martinelli le futbollin 27 vjec alessandro martinelli le futbollin 27 vjec

Sondazh

Poll

Sport 9 Shtator 2020, 10:13

SHQIPËRI-Presidenti i FSHF, Armand Duka ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e kombëtares në ndeshjen shtëpiake ndaj Lituanisë, teksa kuqezinjtë e drejtuar ...