Aktualitet

Rikthehet tmerri! Plotësohet kuota prej 300 personash/ Sërish radhë në Kapshticë, autobusë dhe makina duhet të presin më

10 Shtator 2020, 13:17 Nga DOSJA
Rikthehet tmerri! Plotësohet kuota prej 300 personash/ Sërish

KAPSHTICË- Rikthehen radhët në pikën kufitare të Kapshticës. Pala greke ka “ulur qepenin” pasi është plotësuar kuota ditore për kalimin e vetëm 300 personave për në shtetin grek. Si pasojë në kufi kanë mbetur qytetarët e tjerë, të cilët do ta kalojnë natën në pritje të hapjes së doganës ditën e nesërme. 

Për të shmangur shtimin e radhëve, stacioni i Policisë Kufitare të Kapshticës ka bërë një apel për të gjithë emigratët duke i kërkuar që të mos nisen drejt doganës ditën e sotme pasi do të duhet të kalojnë natën në mjetet e tyre.

Ndërkohë që para kufirit kanë mbetur të bllokuar mjete dhe autobusë, pasagjerët e të cilëve kanë zgjedhur metoda alternativë për t’u akomoduar dhe për të ruajtur edhe distancën sociale të detyrueshme ndaj pandemisë së koronavirusit. 

Pas datës 16 gusht, pala greke “kufizoi” kalimin e emigrantëve shqiptarë për në vendin fqinjë. Si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, nga autoritetet fqinje u vendos që të mos lejohet kalimi i më shumë se 300 personave, të cilët duhet të kenë bërë edhe tamponin për të kaluar kufirin. 

Fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit shkaktoi radhë kilometrike në daljet për në Greqi, të cilat vazhduan për ditë me radhë, duke shkaktuar edhe shtyrjen e afatit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet automjete kapshtice rradhe automjete kapshtice rradhe

Sondazh

Poll