Aktualitet

E përndoqi për 6 muaj, 27-vjeçari godet me grushte në kokë 34-vjeçaren, arrestohet i riu në Tiranë

10 Shtator 2020, 12:46 Nga DOSJA
E përndoqi për 6 muaj, 27-vjeçari godet me grushte në

TIRANE– Policia ka arrestuar një 27-vjeçar pasi ka goditur me grusht në kokë një 34-vjeçare. I riu e përndiqte gruan prej gjashtë muajsh duke i krijuar ankth dhe frikë.

A.T., 27 vjeç, goditi shtetasen L. B., në rrugën “Demokracia”.

Arrestimi i të riut u bë në flagrancë nga policia nr.5.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim A. T., 27 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia“, ka goditur me grushte në kokë shtetasen L. B., 34 vjeç, të cilën kishte 6 muaj që e përndiqte duke i krijuar ankth dhe frikë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim tirane arrestim tirane

Sondazh

Poll