Aktualitet

Po transportonin 14 shtetas të huaj drejt Malit të Zi, arrestohet shqiptari dhe irakiani në Shkodër

10 Shtator 2020, 10:04 Nga DOSJA
Po transportonin 14 shtetas të huaj drejt Malit të Zi, arrestohet

SHKODËR– Një shqiptar dhe një shtetas irakian janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë transportuar klandestinë në kufi, në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas njoftimit zyrtar në pranga ka rënë personi me inicialet H.S. 22 vjeç, banues në Irak dhe E. V., 19 vjeç, banues në fshatin Tapizë, Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Rruga e Lulashpepajve”, në fshatin Hot, Malësi e Madhe, janë kapur në flagrancë me mjetin tip “Ford”, që drejtohej nga  shtetasi E. V., i cili në bashkëpunim me shtetasin irakian H. S., po transportonte 14 shtetas të huaj nga vendet e treta, drejt kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës 120 euro për person, me destinacion final vendet e BE-së.

Gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit H. S. iu gjetën 1940 euro, të cilat ia kishte marrë shtetasve të huaj që po transportonte.

Njoftimi i policisë 

Një shqiptar dhe një irakian janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi u kapën duke transportuar 14 shtetas të huaj drejt Malit të Zi. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, në kuadër të planit të masave “Për parandalimin dhe goditjen e kontrabandimit e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm”, pas një pune të mirorganizuar, u bë finalizimi i operacionit policor të koduar “Irakiani”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Rruga e Lulashpepajve”, në fshatin Hot, Malësi e Madhe, janë kapur në flagrancë me mjetin tip “Ford”, që drejtohej nga  shtetasi E. V., i cili në bashkëpunim me shtetasin irakian H. S., po transportonte 14 shtetas të huaj nga vendet e treta, drejt kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës 120 euro për person, me destinacion final vendet e BE-së. Gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit H. S. iu gjetën 1940 euro, të cilat ia kishte marrë shtetasve të huaj që po transportonte. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkoder transport klandestinesh shkoder transport klandestinesh

Sondazh

Poll