Aktualitet

‘Gjallë e vdek, do ta gjej. Më tha se kam jetën time’/ Vrasja makabre e Eglantina Bucit, flet i vëllai: Nëse kam një f

10 Shtator 2020, 09:54 Nga DOSJA
‘Gjallë e vdek, do ta gjej. Më tha se kam jetën

TIRANË- Kthesë në hetimet për vrasjen e Eglantina Bucit, 23-vjeçarja e cila u qëllua me një plumb në nofullë dhe më pas u gropos dhe u fsheh nga babai dhe vëllai. Shkëlzen Buci, në një rrëfim për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News 24, mësohet se ka thënë se nuk është ai personi që vrau Eglantinën.

Nuk e kam vrarë unë Eglantinën. I penduari të tregojë vrasësit e vërtetë”,-mësohet të jetë shprehur ai, referuar dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, i cili e vë gishtin tek Shkëlzeni për vrasjen e Elgantinës.

Pyetje: Ju keni akuza dhe nga vetë motra Elona, që është e bindur se vrasjen e keni kryer ju e babai.

Vellai: Unë motrën time Eglantinën s’e kam prek kurrë me dorë në jetën time.
Eglantina zgjodhi rrugën e vet dhe askush s’e ka pengu, e lutëm të vinte në shtëpi, nuk pranoi, ‘kam jetën time tha e dua ta jetoj si të dua’. Cili baba në botë ka dhënë urdhër të vras motrën time?

Kjo gjë është një superkrim që ai person që e ka kryer këtë gjë nuk meriton burgim.

Nëse unë e familja ime ka dorë qoftë dhe sa fija e flokut, s’do pranoj dënim por ekzekutim. Të jesh e sigurt, drejtësia do dali.

Unë kam bërë një krim në 2017 e kam pranuar, hallet e mia personale i kam pasur, por s’do të thotë që jam vrasës i motrës sime.

Nëse gjykata, prokuroria e shteti më provon që kam vënë dorë te motra ime të jesh e sigurt që unë s’do i lejoj vetes të jetoj asnjë minutë pas atij momenti. Ky zotëri ku ishte deri dje, pse nuk e tha më përpara, por sot?

Pyetje: Që nga momenti që jeni arrestuar në 2017 ai ka dhënë deponimin e tij, ke pasur pistoletë dhe e ke qëlluar motrën dy herë. Mbi cilat fakte bazohesh që thua se deklarimi është i rremë, cfarë arsye ka shoku të thotë se ti ke vrarë motrën tënde?

Vellai: Se unë herët apo vonë i kam thënë atij, gjallë ose vdek unë motrën time do e gjej.

Kërkoj vetëm drejtësi jo të shfajësohem.

Pyetje: Çfarë ndodhi në seancën e mases se sigurise, nuk i thatë keto gjera?

Vellai: Është me audio e video i kam thënë gjykatësit po të them nëse kam qoftë një fije dorë në këtë situatë s’pranoj dënim, po them fjalën e burrit, s’pranoj dënim, vetëm ekzekutim.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkelzen buci zbardhet vrasja e eglantina bucit shkelzen buci zbardhet vrasja e eglantina bucit

Sondazh

Poll