Aktualitet

Pronar i hotelit luksoz në Korçë, kush është biznesmeni Zhilla që ndërmjetësoi ‘pazaret’ me gjyqtaren Margjeka, njer

10 Shtator 2020, 11:25 Nga DOSJA
Pronar i hotelit luksoz në Korçë, kush është

TIRANËDosja.al ka mësuar se Klaudjo Zhilla bashkë me të atin, janë dy personat që kanë ndërmjetësuar ‘pazarin’ me gjyqtaren Mimoza Margjeka, për të liruar trafikantin Orion Bali. Ka qenë vëllai i të arrestuarit, Nejson Bali, ai që përmes avokatit të tij, Skënder Demirajt, është vënë në kontakt me Zhillën, një biznesmen mjaft i fuqishëm në Korçë dhe jo vetëm.

Zhilla, sipas telefonatës së përgjuar, mes Demirajt dhe Balit, është njeriu me peshë, që do të ndërmjetësonte dhënien e parave tek Margjeka, nëpërmjet bashkëshortit të kësaj të fundit, Arben Cara.

Është njeri me peshë, Klaudjo Zhilla do na njohë me ta,”- mësohet të jetë shprehur Demiraj.

Në emër të Zhillës, bazuar në të dhënat e faqes zyrtare të regjistrimit të bizneseve, rezulton një hotel gjigant në Korçë. Bëhet fjalë për Hotel Pazari, i cili ndodhet fiks në pazarin e Korçës, një nga zonat më të shtrenjta dhe më të frekuentuara nga turistët.

Po t’u hedhësh një sy fotove të këtij hoteli, e kupton vetë luksin që të rrethin. Pikërisht pronari i Hotel Pazar, Klaudjo Zhilla ka ndërmjetësuar ‘pazarin’ mes Margjekës dhe dy vëllezërve Bali.

Më pas, avokati Demiraj i dha Carës shumën prej 6 mijë eurosh me qëllim zbutjen e masës së sigurisë për Orion Balin. Ky i fundit nga ‘arrest me burg” u la i lirë me garanci pasurore. Sot u publikuan edhe përgjimet që sollën prangosjen e grupit një ditë më parë. Klaudjo Zhilla konsiderohet sekser, ndërkohë që dy gjyqtarët e tjerë nuk janë shfaqur në përgjime, apo të kenë dalë në skenë se kanë marrë para. Për gjyqtaren Mimoza Margjeka u dha “arrest shtëpiak”, pasi ka një fëmijë për të rritur. Për shkak të moshës, është lënë në arrest shtëpie edhe Skënder Demiraj. Ndërkohë që në burg ndodhen dy vëllezërit Orion dhe Nejson Bali.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben cara hotel pazar mimoza margjeka nejson bali orion bali skender demiraj arben cara hotel pazar mimoza margjeka nejson bali orion bali skender demiraj

Sondazh

Poll