Aktualitet

Arrestimi i gjyqtares/ Yuri Kim nga Shkodra: Jo presione ndaj SPAK, ka persona që po tentojnë ta intimidojnë

10 Shtator 2020, 10:48 Nga DOSJA
Arrestimi i gjyqtares/ Yuri Kim nga Shkodra: Jo presione ndaj SPAK, ka persona

SHKODËR- Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, pas takimit me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi foli për arrestimin e gjytares Mimoza Margjeka. Ambasadorja tha se disa persona po ushtrojnë presion ndaj punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve , por theksoi se tashmë ka ardhur koha që SPAK të bëjë plotësisht punën e saj.

“Ka ardhur koha që SPAK të jetë tërësisht funksional. Ne kemi parë disa po përpiqen t’i pengojnë në punën e tyre dhe mandje po intimidojnë prokurorët e gjyqtarët. Ka ardhur koha që t’u qëndrojmë fort këtyre personave.”, u shpreh ambasadorja.

Më tej, Yuri Kim kërkoi që liderët politikë në Shqipëri të lënë mënjanë ndasitë dhe të bashkëpunojnë për kauzat të rëndësishme. Po kështu, ajo theksoi se deri në fund të vitit duhet të ngrihet Gjykata Kushtetuese.

“Është e rëndësishme pjesëmarrja politike dhe është e rëndësisë që udhëheqësit të lënë anash ndasitë politike e për tu bashkuar bashkë drejt një objektivi. Unë do të luaj një rol në mbështetjen e këtyre përpjekjeve. Është një lajm shumë i mirë që palët politike si jashtë dhe brenda parlamentit do të bien dakord për tu ulur sërish. Jam e sigurt që në fund do të mund të arrijnë një kompromis. Jemi qenë të kënaqur gjithashtu se kryetari i Kuvedit Ruçi ka rënë dakrod që deri në fund të vitit duhet të ngrihet Gjykata Kushtetuese. Sikurse jeni në djeni Shqipëria është pa gjykatë Kushtetuese. Kjo nuk është një situatë e  pranueshme për një vend që është pjesë e NATO-s dhe një vend që aspiron që të jetë në BE. Opinioni i dhënë nga Komisioni i Venecias ndihmon në këtë situatë.”, tha Kim.

Deklarata e Yuri Kim për SPAK-un vjen pas arrestimit të gjyqtares Mimoza Markgjeka në Durrës. Kjo e fundit akuzohet se ka përfituar 6 mijë eruo, në mënyrë të paligjshme për të nxjerrë nga qelia personin e identifikuar si Orion Bali.  Bali, për të dalë nga burgu, përmes avokatit të tij, Skënder Demiraj kontaktoi me bashkëshortin e gjyqtares Margjeka, Arben Cara, duke i transferuar kështu edhe 6 mijë euro. Në këtë mënyrë, ai la qelinë dhe doli në “arrest shtëpie”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mimoza markgjeka yuri kim yuri kim në shkodër mimoza markgjeka yuri kim yuri kim në shkodër

Sondazh

Poll