Aktualitet

Lumë droge në Angli/ Britania e Madhe përzë shqiptarët nga vendi, kush janë ‘të rrezikshmit’ që tronditën drejtësi

10 Shtator 2020, 10:19 Nga DOSJA
Lumë droge në Angli/ Britania e Madhe përzë shqiptarët

TIRANË– 12 shqiptarë të dënuar janë deportuar nga autoritetet britanike drejt Shqipërisë. Të dënuar me 26 vite burg në total, për vepra të ndryshme penale, shqiptarët kanë mbërritur në vendin e tyre ndërsa Sekretarja e Brendshme, Priti Patel tha se ky fat i pret të gjithë ata që abuzojnë me mikpritjen e anglezëve.

Kush janë të deportuarit?

-25-vjeçari Kuinslend Dishi është një prej tyre, i cili u dënua me 20 muaj burg pasi kishte sulmuar një punonjësi të urgjencës dhe për mbajtje të armëve të ftohta. Dishi, sipas britanikes Mail Online, u arrestua në Kent pasi policia mori një denoncim se i riu kishte ndjekur një grua dhe e kishte marrë me forcë në makinën e tij. Më tej ai kërcënoi edhe policinë me thikë.

-Armand Gjyriqi, 27-vjeçar i dënuar me 8 vite burg për trafik kokaine.

-Andrea Kopo, 24-vjeç, i dënuar me 5 vite burg për shpërndarje kokaine dhe vepra të tjera penale. Ai ishte pjesë e një bande prej 6 personash të cilëve policia u gjeti më shumë se 53,000 paund në “cash” dhe kokainë me një vlerë prej 65,000 paundësh.

-Orgito Asllanaj, 29 vjeç, u dënua në Exeter Crown Court në maj për prodhim kanabisi dhe u dënua me 12 muaj burg

Identetitet e të tjerëve nuk bëhen me dije.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andrea kopo anglia perze shqiptaret armand gjyriqi kuinslend dishi orgito asllanaj andrea kopo anglia perze shqiptaret armand gjyriqi kuinslend dishi orgito asllanaj

Sondazh

Poll