Sport

Kapelo: Kundërshtarët e Realit frikësohenin kur ishte Ronaldo në fushë, tani s’ka më frikë

12 Prill 2019, 20:25 Nga DOSJA
Kapelo: Kundërshtarët e Realit frikësohenin kur ishte Ronaldo

Real Madridi ka luftuar për të gjetur golin tek sulmuesit e tij këtë sezon dhe Fabio Capello i ka atribuar këtë çështje mungesës së Cristiano Ronaldos.

Trajneri italian ka pohuar se mbrojtjet e rivalëve të Los Blancos frikësohenin kur portugezi ishte në fushë.

“Unë gjithmonë them, se Real Madridi dhe Barcelona fillojnë ndeshjet duke fituar 1-0 dhe nëse doni t’i rrahni ata duhet të shënoni të paktën dy gola “, tha ai në Kongresin Botëror të Futbollit.

“Këtë vit Madridit i mungon 1-0 dhe ka filluar në 0-0 si të tjerët dhe për këtë arsye janë përballur me kaq shumë vështirësi”.

Capello u befasua nga kthimi i Zinedine Zidane në Madrid, por beson se francezi do të ketë fuqinë për të ndryshuar.

“Kthimi i Zidane-më ka befasuar shumë për të thënë të vërtetën.”

 “Unë mendoj se tani ai ka më shumë pushtet se më parë, sepse kur ai u bashkua me klubin për herë të parë ishte Florentino Perez i cili e vuri në punë dhe tani ishte [Perez] që e kërkoi atë për të shkuar.”

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona cristiano ronaldo la liga real madrid zinedine zidane barcelona cristiano ronaldo la liga real madrid zinedine zidane

Sondazh

Poll

Sport 12 Prill 2019, 14:03

Ky është momenti tronditës kur një peshëngritëse femër thyen krahun e saj në dy vende, pasi u po bënte provën e saj në shtytje.Gaele Nayo-Ketchanke po përpiqej ...