Sport

Duka tregon vendimin e FSHF: Stadiumi “Loro Boriçi” do menaxhohet nga Bashkia Shkodër

12 Prill 2019, 11:40 Nga DOSJA
Duka tregon vendimin e FSHF: Stadiumi “Loro Boriçi” do

SHKODËR- Stadiumi “Loro Boriçi” shumë shpejt do të adminsitrohet nga bashkia e Shkodrë, ky ishte lajmi që dha sot presidenti i FSHF. Armando Duka gjatë inaugirimit të një fushe futbolli të fondacionit të ish-kapitenit Lorik Cana, tha se stadiumi “Loro Boriçi” nuk do të administrohet më nga FSHF, por nga bashkia e Shkodrës, që është edhe pronare e impiantit që u rikonstruktua vetëm dy vite më parë.

Kreu i federatës pati një takim me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, dhe në fund tha se janë në procesin e dorëzimit të stadiumit.  “Jemi në procesin e dorëzimit të stadiumit te bashkia e Shkodrës për ta menaxhuar ajo ‘Loro Boricin’. Punë ditësh përfundon gjithçka”, ishte kjo deklarata e Dukës.

Në muajt e fundit ka pasur jo pak polemika për çështjen e administrimit të stadiumit, pasi si FSHF dhe Bashkia Shkodër kërkojnë të jenë ata adminsitratorë, duke treguar argumentat e tyre për pretendimet që kanë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport adminsitrimi i loro boricit armando duka loro borici stadiumi shkoder voltana ademi adminsitrimi i loro boricit armando duka loro borici stadiumi shkoder voltana ademi

Sondazh

Poll