Sport

Dëmtimi i Lionel Messit kundër Manchester United, dalin rezultatet e testeve

11 Prill 2019, 19:41 Nga DOSJA
Dëmtimi i Lionel Messit kundër Manchester United, dalin rezultatet e

Tifozët e Barcelonës mund të marrin frymë lirshëm, pasi lëndimi i Lionel Messit në hundë dhe sy nuk është nuk është serioz.

Argjentinasi iu nënshtrua testeve të enjten pasdite në fushën e stërvitjes të Barcelonës ku u përjashtua mundësia e një frakture.

Messi do të jetë në dispozicion të Ernesto Valverde për ndeshjen e së shtunës kundër Huesca në El Alcoraz.

Lionel Messi gjatë pjesës së parë u përgjak në hundë dhe sy pas një përplasjeje me Chris Smalling, qendërmbrojtësin e Manchester United.

Testet e së enjtes treguan se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar edhe pse Valverde pas ndeshjes tha që Messi nuk ndjehet mirë.

Në çdo rast, Valverde mund të vendosë ta pushojë kapitenin e Barcelonës, së bashku me disa lojtarë të tjerë të rëndësishëm, përpara ndeshjes së dytë që zhvillohet të martën kundër Unitedit në Camp Nou.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league chris smalling lionel messi manchester united barcelona champions league chris smalling lionel messi manchester united barcelona

Sondazh

Poll

Sport 11 Prill 2019, 13:30

Me shumë mundësi Gareth Bale është në rrugën e largimit nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.Dëmtimet dhe mungesa e rendimentit kanë detyr...