Sport

Duka flet për trajnerin e ri: Brenda javës tjetër gjithçka e përfunduar

12 Prill 2019, 11:31 Nga DOSJA
Duka flet për trajnerin e ri: Brenda javës tjetër gjithçka

SHKODËR- Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nga Shkodra ka treguar detaje për trajnerin e ri që mund të marrë në drejtim kombëtaren, por nuk tregoi emra. Edhe pse ka pasur shumë emra që janë lakuar për këtë post ende nuk ka asgjë zyrtarizim.

“Kam thënë që në prill do të emërohet. Jemi në 12 prill, muaj nuk ka mbaruar. Javës tjetër besoj se do të kemi caktuar jo vetëm trajnerin, por krejt stafin teknik kuqezi. Ata do të jenë gati për të përgatitur ndeshjen e radhës”, u shpreh Duka.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka folur gjithashtu dhe për akuzat se në kampionatin shqiptar ka blerje të ndeshjeve. I pyetur nga mediat Duka tha se të gjithë ata që duan të fitojnë kampionatin duhet të japin maksimumin në fushë.

“Futbolli është një garë me emocione dhe gjithësecili duhet të frenojë dhe komandojë ato pozitivisht. Duhet që çdo individ t’i shfrytëzojë për zhvillimin e kësaj loje dhe jo për të kundërtën. Është fundi i kampionatit dhe të gjithë duan të marrin maksumimin, por harrojnë që maksimumi merret në fushën e lojës dhe duhet sa më tepër angazhim brendaj saj për ta finalizuar me sukses sezonin. Kjo nuk vlen vetëm për Superioren, por të gjitha kampionatet që organizon FSHF”, deklaroi Duka.

Presidenti i FSHF-së, këto deklarata i ka bërë sot në Shkodër ku ka marrë pjesë në një aktivitet së bashku me ish-kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana, në përurimin e një fushe sportive në kopshtin “Ismet Sali Bruçaj”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armand duka shitja e ndeshjeve superliga shqiptare trajneri i ri i kombetares armand duka shitja e ndeshjeve superliga shqiptare trajneri i ri i kombetares

Sondazh

Poll