Sport

E konfirmon vetë trajneri i Ajaxit, ten Hag: De Ligt te Barcelona ose Bayern sezonin tjetër

12 Prill 2019, 17:35 Nga DOSJA
E konfirmon vetë trajneri i Ajaxit, ten Hag: De Ligt te Barcelona ose

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag ka pranuar se Matthjis de Ligt nuk do vazhdojë më më klubin e Amsterdamit nga sezoni tjetër, duke identifikuar Barcelonën dhe Bayern Munich si dy klubet favorite për të nënshkruar me hollandezin.

19 vjeçari i cili është dhe kapiteni i Ajaxit është lidhur prej shumë kohësh më një transferim në Camp Nou, ku do të bashkohej me bashkkombasin e tij Frenkie de Jong, i cili do të transferohet këtë verë pas marrëveshjes së arritur në janar për 86 milionë euro.

Përpara marrëveshjes së de Jong, kishte mjaftueshëm spekulime se Barcelona do t’i merrte të dy të rinjtë. Ndërkohë që de marrëveshja për de Ligt nuk u materializua, spekullimet që e lidhin atë me kampionët spanjollë nuk janë heshtur.

Mbrojtësi i ri, i cili ka kërkesa nga shumë klube europiane, ku foli edhe për një mundësi për t’iu bashkuar Juventusit dy javë më parë për Tuttosport.

PSG gjithashtu është e interesuar për hollandezin. Por sipas trajnerit të futbollistit mundësitë më të mëdha i ka Barcelona dhe Bayern Munich.

Nuk ka asnjë shans që de Ligt të qëndrojë tëk Ajax. Ka shumë klube të interesuara për të. Ai do largohet në verë, po nuk e di nëse do shkojë tek Barcelona apo Bayen Munich.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ajax barcelona bayern munich erik ten hag matthjis de ligt ajax barcelona bayern munich erik ten hag matthjis de ligt

Sondazh

Poll

Sport 12 Prill 2019, 14:03

Ky është momenti tronditës kur një peshëngritëse femër thyen krahun e saj në dy vende, pasi u po bënte provën e saj në shtytje.Gaele Nayo-Ketchanke po përpiqej ...