Sport

Humbi ndaj Arsenalit, Ançeloti pas ndeshjes: Nuk u mbrojtëm mirë, s’ka gjë dramatike

12 Prill 2019, 07:31 Nga DOSJA
Humbi ndaj Arsenalit, Ançeloti pas ndeshjes: Nuk u mbrojtëm

ITALI- Napoli pësoi humbje me rezultatin 2 me 0 në ndeshjen e parë kundër Arsenalit, e cila ishte e vlefshme për Ligën e Europës. Pas humbjes trajneri i skuadrës italiane, Karlo Ançeloti, u shpreh se kishte besim se mund të përmbysnin rezultatin në ndeshjen e kthimit.

Do të jetë një atmosferë ndryshe, ne do të luajmë para publikut tonë. Kemi besim dhe do ta dëshmojmë se kemi aftësi për të shënuar gola dhe për të përmbysur rezultatin përballë Arsenalit”, u shpreh ai.

Më tej ai tha se dolën të humbur nga kjo sfidë pasi në 20 minutat e para nuk u mbrojtën mirë, por shtoi se kjo gjë nuk është dramatike.

E dinim se do të ishte e vështirë, tani nuk kemi asgjë për t’u frikësuar dhe duhet të tregojmë gjithçka që kemi”, shtoi më tej ai.

Ndeshja e kthimit mes skuadrave do të luhet javën e ardhshme në Napoli, ku do të përcaktohet skuadra që do të kaloj në gjysmëfinale.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenali karlo anceloti liga e evropes napoli arsenali karlo anceloti liga e evropes napoli

Sondazh

Poll

Sport 11 Prill 2019, 13:30

Me shumë mundësi Gareth Bale është në rrugën e largimit nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.Dëmtimet dhe mungesa e rendimentit kanë detyr...