Sport

Largimi i Panuccit, Ajeti: Nuk na kuptonte, rrinim gjatë gjithë kohës në hotel

11 Prill 2019, 19:54 Nga DOSJA
Largimi i Panuccit, Ajeti: Nuk na kuptonte, rrinim gjatë gjithë

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti nuk po kalon një periudhë mjaft të mirë në karrierën e tij futbollistike.

Shqiptari u pezullua pak kohë më parë nga trajneri i Grasshopersit.

Gjatë një prononcimi për për ‘A2 News’, ai foli për largimin e italianit Panucci dhe gjithashtu foli për situatën në klubin e tij.

25-vjeçari nuk nguroi të jepte dhe miratimin e tij, për sa i përket Edi Rejës, i cili është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kombëtares.

Trajneri Panuçi donte që të fokusoheshim gjatë gjithë grumbullimit, por ne jemi paksa më ndryshe se gjithë të tjerët në karakteristikat tona. Ndoshta nuk arriti asnjëherë të na kuptonte si shqiptarë. Qëndronim gjatë gjithë kohës në hotel dhe kjo nuk është më e mira. Me Andorrën ishin të gjithë lojtarët të lirë. Shpresojë që trajneri i ri do e kuptojë kufirin mes fokusimit te ndeshja dhe lirisë së lojtarët. Trajnerët italianë janë taktikisht shumë të fortë. Nuk besoj se është ide e keqe Edi Reja. I kemi treguar cilësitë tona shpeshherë. Shpresoj se do të marrim 6 pikë në 2 sfidat e radhës. Do të rikthehem me skuadrën pas largimit të trajnerit. Besoj se do e kem përsëri shansin të luaj me trajnerin e ri.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arlind ajeti christian panucci mbrojtesi i kombetares shqiptare arlind ajeti christian panucci mbrojtesi i kombetares shqiptare

Sondazh

Poll

Sport 11 Prill 2019, 13:30

Me shumë mundësi Gareth Bale është në rrugën e largimit nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.Dëmtimet dhe mungesa e rendimentit kanë detyr...