Sport

12 Prill 2019, 14:03 Nga DOSJA

Ky është momenti tronditës kur një peshëngritëse femër thyen krahun e saj në dy vende, pasi u po bënte provën e saj në shtytje.

Gaele Nayo-Ketchanke po përpiqej të ngrinte një shtangë 110 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes në Gjeorgji, kur krahu i saj u thye.

Ishte përpjekja e saj e tretë, ku e kishte provuar dy herë pa sukses.

Në video, Nayo-Ketchanke mund të shihet duke u pozicionuar, para se ta ngrinte shtangën sipër kokës së saj.

Pjesa e parë e mocionit shkon mirë, por ndërsa përpiqet që të ndrihet në këmbë, krahu i saj thyhet në dy vende dhe 110 kilogramët përplasen në dysheme.

Bërryli i Nayo-Ketchanke u thye dhe u rrotullua ndërsa ajo u shtri në tokë duke bërtitur nga dhimbjet.

Duket se ajo u përpoq të ulë peshën në mënyrë të sigurt, por kapja nga dorezat e saj i tërhoqi kycët që rezultoi në dëmtimin e tmerrshëm.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gaele nayo-ketchanke gjeorgji peshëngritëse femër gaele nayo-ketchanke gjeorgji peshëngritëse femër

Sondazh

Poll