Aktualitet

Vetëhelmohet me fotoksinë 51-vjeçari nga Berati, gjendet pa shenja jete nga familjarët, shkak konfliktet e shumta me bashkë

9 Shtator 2020, 16:41 Nga DOSJA
Vetëhelmohet me fotoksinë 51-vjeçari nga Berati, gjendet pa

BERAT–Një 51-vjeçar është gjendur pa shenja jete nga familjarët e tij mëngjesin e sotëm.

Pasi kanë vënë re që i kishte buzët e nxira dhe nuk reagonte pas thirrjeve të tyre familjarët kanë njoftuar menjëherë policinë ku më pas është raportuar se viktima është vetëhelmuar.

Bëhet fjalë për Shpëtim Krasini cili punonte si roje në një filial banke në qytetin e Beratit.

Pasi kishte darkuar qetësisht me familjen Krasi kishte konsumuar “fostoksinë” dhe ishte shtrirë për të fjetur.

Trupi i pajetë i 51-vjeçarit është përcjellë në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit ku pas ekpsertizës së kryer ka rezultuar një sasi e madhe helmi e llojit “fostoksinë” në gjak.

Babai i dy fëmijëve kishte disa javë që ishte mbyllur në vetvete, për shkak të konflikteve të shumta që kishte me bashkëshorten, me të cilën ishte në procedurat e divorcit. Familjarët kanë deklaruar në polici se ky mund të ketë qenë i vetmi shkak që e çoi drejt vetëhelmimit Shpëtimin.

Ndërkohë policia vijon për të gjetur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat berat

Sondazh

Poll