Aktualitet

Rikthehen vatrat e zjarrit në vend/ Flaka shkrumbon dy banesa në Lushnje, në Bubq digjen 2 kilometra hekurudhë, rrezikohen 1

9 Shtator 2020, 16:11 Nga DOSJA
Rikthehen vatrat e zjarrit në vend/ Flaka shkrumbon dy banesa në

TIRANË– Rikthehen zjarret në Shqipëri. Në vendin tonë nga jugu në veri janë aktivizuar vatra zjarri, të cilat kanë shkrumbuar mijëra hektarë pyje. Një vatër është aktivizuar në fshatin Vasjar, në Memaliaj, ndërsa mësohet se flakët po i afrohen edhe banesave. Në zonë, nëpër shkurre kanë nisur të pëlcasin edhe fishekët ushtarake, të cilët rrezikojnë jetën e zjarrfikësve.

Banesat rrezikohen edhe në hekurudhën Vorë-Shkodër në afërsi të fshatit Budull të Bubqit. Zjarri i favorizuar nga era e fortë ka djegur deri tani mbi 2 kilometra hekurudhë, ndërsa banorët e zonës janë shqetësuar pasi po rrezikohen afro 10 banesa të cilat janë rreth 40 metra larg flakëve.

Flakët kanë pushtuar edhe një sipërfaqe ulliri te Qafa e Kalasë, duke shkrumbuar qindra rrënjë, ndërsa po ashtu flakë ka pasur edhe tek varrezat e Mesopotamit në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, pranë zonës pranë Kishës historike. Zjarr ka pasur edhe në Lushnje, ku është shkrumbuar një magazinë frutash dhe dy banesa që ndodheshin pranë saj.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, rreziku për zjarr është i lartë gjatë ditës së sotme. Qarqet që rrezikojnë më shumë janë ato të Durrësit, Tiranës, Elbasanit, Beratit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Disa javë më parë, vendi ishte në të njëjtën situatë me flakët, ky zjarrfikësit e kishin të pamundur të ndërhynin në disa zona për shkak edhe të terrenit. Por ishte “natyra” ajo që ndërhyri dhe shoi të gjitha vatrat e aktivizuara me shi.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia ne flake shqiperia ne flake

Sondazh

Poll