Aktualitet

Dy raste të infektuar me COVID-19 në burgun e Fushë Krujës, transferohen në spital

9 Shtator 2020, 15:41 Nga DOSJA
Dy raste të infektuar me COVID-19 në burgun e Fushë Krujës,

KRUJË– Dy raste të reja të infektuar nga pandemia e koronavirusit janë konfirmuar në burgun e Fushë Krujës. Mësohet se të dënuarit janë transferuar në spital pasi ata vuajnë edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Deri më tani në vendin tonë janë tre burgje, ku ka persona të prekur nga pandemia e koronavirusit: në Drenovë, Fushë Krujë dhe Krujë. Të infektuarit nga dy burgjet e fundit janë karantinuar në spital dhe në Lezhë.

Ndërkohë që nga burgu i Drenovës është shënuar viktima e parë. I burgosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte dërguar tek spitali “Shefqet Ndroqi”, për një mjekim më të specializuar, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ka ndërruar jetë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i fushe krujes koronavirusi ne shqiperi burgu i fushe krujes koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll