Aktualitet

Shpërthen zjarri në Memaliaj, pëlcasin fishekët luftarakë, kërkohet largimi i banorëve nga fshati

9 Shtator 2020, 15:54 Nga DOSJA
Shpërthen zjarri në Memaliaj, pëlcasin fishekët

TEPELENE– Një vatër zjarri ka shpërthyer pasditen e sotme në Memaliaj. Zjarri ka rënë në fshatin Vasjar, në Memaliaj dhe bëhet e ditur se flakët po i afrohen banesave.

Mësohet se era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit. Nëpër shkure ka edhe fishekë luftarak që po pëlcasin afër vendit ku ka nisur zjarri. Zjarrfikësit të cilin ndodhen në vendngjarje kanë kërkuar të largohen banorët e shtëpive afër zjarrit.

Pas disa javëve, Shqipëria është sërish nën pushtetin e flakëve. Nga jugu në veri janë kthyer vatrat e zjarrit duke shkrumbuar 2 banesa në Lushnje dhe duke rrezikuar 10 të tjera pranë fshatit Bubq. Zjarrfikëset janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet memaliaj shqiperia ne flake zjarr memaliaj shqiperia ne flake zjarr

Sondazh

Poll