Aktualitet

Hapja e garës për hetuesit e BKH-së, SHBA ftesë për të aplikuar: Bëhuni pjesë e elitës!

9 Shtator 2020, 16:18 Nga DOSJA
Hapja e garës për hetuesit e BKH-së, SHBA ftesë për

TIRANË– Byroja Kombëtare ka hapur ditën e djeshme garën për 60 hetues specialë, për të qënë pjesë e strukturës së re hetimore. Hapja e garës është përshëndetur edhe nga ambasada amerikane në Shqipëri, e cila ka shpërndarë linkun, duke ftuar të gjithë të kualifikuarit për posti që të bëhen pjesë pasi do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve. 

Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional, siç e meritojnë shqiptarët. Je pjesë e elitës që do ndihmojë në krijimin e një Shqipërie më të mirë? Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve. Apliko këtu: https://bit.ly/3bKUsUv,”-shkruhet në njoftim. 

Nga nesër deri më 29 shtator, BKH pret të gjithë aplikantët e interesuar për të marrë pjesë në struturën e re.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane bkh gara per bkh ambasada amerikane bkh gara per bkh

Sondazh

Poll