Aktualitet

Shkrumbohet magazina e frutave në Lushnje, zjarri djeg edhe dy shtëpi

9 Shtator 2020, 16:10 Nga DOSJA
Shkrumbohet magazina e frutave në Lushnje, zjarri djeg edhe dy shtëpi

LUSHNJE– Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një fabrikë frutash duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por mësohet se flakët kanë shkaktuar dëme ekonomike në magazinë duke djegur edhe dy banesa që ndodhen pranë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë defekti elektrik, por nuk përjashtohet as mundësia e zjarrvënies së qëllimshme. Megjithatë për të zbardhur detajet Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të flakëve.

Pas disa javëve, Shqipëria është sërish nën pushtetin e flakëve. Nga jugu në veri janë kthyer vatrat e zjarrit duke shkrumbuar 2 banesa në Lushnje dhe duke rrezikuar 10 të tjera pranë fshatit Bubq. Zjarrfikëset janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia ne flake zjarr ne lushnje shqiperia ne flake zjarr ne lushnje

Sondazh

Poll