Aktualitet

Shpërthimi i kabinës elektrike në repartin e grafisë, situata kthehet në normalitet në Urgjencën e Durrësit

9 Shtator 2020, 15:43 Nga DOSJA
Shpërthimi i kabinës elektrike në repartin e grafisë,

DURRES– Urgjenca e Spitalit Rajonal të Durrësit iu është kthyer normalitetit pas zjarrit të rënë paraditen e sotme.  Urgjenca ka rinisur punën dhe pacientët iu janë kthyer në dhomat e shtretërit e tyre.

Gjithashtu dhe stafi po vijon punën pranë të sëmurëve.

Urgjenca e Spitalit të Durrësit u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm kjo për shkak të shpërthimit të një kabine elektrike në repartin e grafisë. Zjarri ka pushtuar të gjitha dhomat dhe era e djegies së kabllove ka filluar të asfiksojë pacientët.

Kjo është hera e katërt që digjet ky spital. Më herët, në janar të këtij viti, një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet bëri që një zjarr i madh të përfshinte repartin e neurologjisë, dhe më pas vijoi deri në katin e katërt për shkak të strukturës me një kolonë të spitalit. Dy herët e tjera, spitali është djegur në vitin 2013 dhe në vitin 2015.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres spital zjarri durres spital zjarri

Sondazh

Poll