Sport

Manchester United gati ofertën e çmendur për mbrojtësin e Napolit, Khalidou Koulibaly

11 Prill 2019, 19:20 Nga DOSJA
Manchester United gati ofertën e çmendur për mbrojtësin e

105 milionë euro, kjo është shifra që Manchester Unitedi ka përgatitur për të rrëmbyer gjatë verës Khalidou Koulibaly.

Mbrojtja mbetet “thembra e Akilit” për Manchester United, edhe pas uljes së Ole Gunnar Solskjaer në stol, ndaj drejtuesit e “Djajve të kuq” janë gati të “hapin thesin” në afatin kalimtar të verës.

Në krye të listës së preferencave mbetet mbrojtësi senegalez i Napolit, Khalidou Koulibaly, i cili ndiqet edhe nga klube të tjera si City, Chelsea e PSG.

Megjithatë drejtuesit e Manchesterit duket se kanë vendosur të bindin presidentin e Napolit, duke i ofruar një shifër prej 105 milionë eurosh, për kartonin e Koulibaly.

Kështu, Ole Gunnar Solskjaer mund ta shndërrojë Koulibaly në mbrojtësin më të shtrenjtë në histori, pasi këtë rekord e mban Virgil van Dijk që u transferua nga Southamptoni te Liverpooli për afër 90 milionë euro.

27-vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2014. Ai ka bërë 201 paraqitje për klubin italian në të gjitha garat dhe ka shënuar 8 gola.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport chelsea khalidou koulibaly manchester united napoli premier leaegue seria a chelsea khalidou koulibaly manchester united napoli premier leaegue seria a

Sondazh

Poll

Sport 11 Prill 2019, 13:30

Me shumë mundësi Gareth Bale është në rrugën e largimit nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.Dëmtimet dhe mungesa e rendimentit kanë detyr...