Aktualitet

“Duhet kujdes i shtuar”/ Ministria e Arsimit apel prindërve: Të kenë me vete maskë dhe dezinfektantë, do iu matet tempe

9 Shtator 2020, 12:04 Nga DOSJA
“Duhet kujdes i shtuar”/ Ministria e Arsimit apel prindërve:

TIRANË- Ministria e Arsimit vazhdon me videot informuese, pas vendimit për rikthimin e nxënësve në shkolla më datë 14 shtator. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministria thekson se gjatë kësaj periudhe duhet kujdes i shtuar nga ana e çdo prindi.

Në videon informuese drejtuar prindërve, ministrja Besa Shahini u kërkon prindërve të këshillojnë fëmijët e tyre që të mbajnë maska gjatë gjithë kohës, të ruajnë distancën, të kenë me vete dezinfektantin, si edhe një shami me vete. Kjo sipas ministres shton mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve dhe siguron njëkohësisht mbarëvajtjen e një procesi të rregullt shkollor.

Po kështu në derën e ambienteve të shkollës nxënësit do të priten nga personel i stafit mjekësor, që do t’i masë temperaturën.

Ndërsa prindërit duhet të nënshkruajnë një letër, ku pranojnë se fëmija i tyre nuk ka temperaturë apo shenja të tjera të COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini hapja e shkollave besa shahini hapja e shkollave

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2020, 11:29

DURRËS– Urgjenca e Spitalit të Durrësut është përfshirë ngë flakët për herë të katërt. Mësohet se paraditen e sotme, për shkak të shpërthimit të një kabine...