Politike

Thirrja e fortë e Albana Vokshit: Ejani më 13 Prill, t’ia marrim shpirtin Edi Ramës

12 Prill 2019, 15:22 Nga DOSJA
Thirrja e fortë e Albana Vokshit: Ejani më 13 Prill, t’ia marrim

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat e Korçës, ku i ftoi ato që të bëheshin pjesë e protestës së 13 Prillit.

Gjatë fjalës së tij, mësohet se Vokshi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, që sipas saj ka shkatërruar shoqërinë shqiptare, ndërsa tha se më datën 13 Prill duhet të bashkohen të gjithë për t’ia marrë shpirtin atij.

“Data 13 është më e rëndësishme, ta trondisim, t’ia marrim ne shpirtin Edi Ramës, sepse nëse ne gratë dalim, ju keni dalë të shumta në numër, por sikur të vini me motrat, vëllezërit dhe fëmijët në protestë dhe të jemi shumë e shumë në numër, tronditet edhe ai. Siç iku ne Kukës, ju e patë u zhduk, iku me helikopter, ashtu mund ta përzëmë nga Shqipëria, nëse ne dalim dhe protestojmë e reagojmë.

Duhet të mbrojmë familjet tona se po ndahen. Duhet të mbrojmë fëmijët tanë se nuk po arsimohen më. Duhet t’i mbrojmë nga droga. Droga në Tiranë shitet lirshëm në çdo oborr shkolle. (zera nga salla: edhe këtu shitet) Aq më keq, a ka shkatërrim më të madh për familjet tona, kur fëmijët fillojnë marrin drogë. Nuk është vetëm fëmija që shkatërrohet, shkatërrohemi ne, shkatërrohet e gjithë shoqëria! Edi Rama ka shkatërruar shoqërine shqiptarë”, deklaroi Vokshi.

Opozita do të zhvillojë nesër protestën e paralajmëruar, që do të mbahet nga ora 18:00 pranë Kryeministrisë.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi albana vokshi në korçë edi rama protesta e 13 prillit albana vokshi albana vokshi në korçë edi rama protesta e 13 prillit

Sondazh

Poll