Sport

Ish fituesi i Kupës së Botës: Messi nuk do arrijë kurrë nivelin e Maradonës

11 Prill 2019, 17:26 Nga DOSJA
Ish fituesi i Kupës së Botës: Messi nuk do arrijë kurrë

Ish mesfushori i Argjentinës Hector Enrique ka deklaruar se Lionel Messi nuk do të jetë kurrë më i mirë se Diego Maradona.

Fituesi i Kupës së Botës 1986 mori një pjesë në debatin se cili prej dy superstarëve duhet të konsiderohet si lojtari më i mirë argjentinas i të gjitha kohërave.

“Messi, për fat të keq, ka pasur një kohë të vështirë në ekipin kombëtar,”tha ai për Ataque Futbolero.”

“Unë shpresoj se në Botërorin e ardhshëm ai do të ketë fatin që ne kemi pasur, por Messi kurrë nuk do të arrijë kurrë nivelin e Maradonës.”

“Ajo çfarë dua unë është që Messi të luajë. Nëse ai nuk po kalon kohë të mirë [në ekip], është më mirë të mos vijë.”

Pas një pushimi nga Albiceleste dimrin e kaluar, Messi u kthye në ekip për një lojë miqësore kundër Venezuelës dhe ai do të bashkohet me shokët e tij të skuadrës për 2019 Copa America në Brazil këtë verë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport hector enrique kupa e botes lionel messi maradona hector enrique kupa e botes lionel messi maradona

Sondazh

Poll

Sport 11 Prill 2019, 13:30

Me shumë mundësi Gareth Bale është në rrugën e largimit nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.Dëmtimet dhe mungesa e rendimentit kanë detyr...