Aktualitet

Dy të infektuar në Sarandë, mes tyre një stomatolog

5 Shtator 2020, 18:35 Nga DOSJA
Dy të infektuar në Sarandë, mes tyre një stomatolog

SARANDË– Dy persona rezulton se janë infektuar me Covid-19 në qytetin e Sarandës. Dosja.al ka mësuar se një nga dy të infektuarit që u rapuortuan ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë, është pjesë e bluzave të bardha.

Bëhet fjalë për një stomatolog, i cili ditën e sotme ka marrë vesh se është i infektuar. Ndërsa i infektuari tjetër është kontakt i personave që më herët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Të dy këto raste janë izoluar bashkë me famljarët e tyre. Tashmë pritet që të bëhet hetimi epidemilogjik dhe kontaktet e tyre më të afërta, do t’u nënshtrohet testit.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, gjashtë persona humbën jetën, mes tyre dhe një infermier 66-vjeçar që shërbente prej 40 vitesh në spitalin Ushtarak. Ndërsa, 135 persona, kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

(f.m/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirus në shqipëri sarande koronavirus në shqipëri sarande

Sondazh

Poll