Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, arrestohet Klajdi Reka nga Durrësi

5 Shtator 2020, 17:11 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim për trafik të lëndëve

DURRËS– Klajdi Reka, 25 vjeç, banues në qytetin e Durrësit është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Reka ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh, pasi në muajin maj të vitit 2018, u kap në Kakavijë, teksa kalonte 20 kg kanabis.

23 vjeç, në atë kohë, Reka bashkë me mikun e tij Raul Bodlli nga Shijaku, u arrestuan pasi në makinën tip Benz me targa AA864TV që drejtohej nga Bodlli, kishin futur 20 kg kanabis. 

Ata tentuan që të kalonin te pika doganore ‘Tre Urat’ në orën 14:30, por pas një verifikimi dhe dyshimeve u zbulua se në makinë kishte drogë. Makina u shoqërua për kontroll në skaner në Kakavijë, ndërsa dy të rinjtë u arrestuan. Në rrethana të pqarta, Reka ëhstë lënë i lirë ose është arratisur, ndërkohë GKKO-ja ek a dënuar në mungesë më 7 vite burg për trafik të lëndëve narkotike. 

Tashmë që u riarrestua, pas dy vitesh arrati, i riu do të përballet me drejtësinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klajdi reka raul bodlli klajdi reka raul bodlli

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shtator 2020, 12:25

TIRANË- Gjetja e një pjesë të një skeleti të groposur në zonën e Malit me Gropa, zbardhi dje një vrasje makabre brenda familjes. Faik Buci, 66 vjeç ...