Aktualitet

Po lahej në Plazhin e Gjeneralit, mbytet 41-vjeçari nga Tirana

5 Shtator 2020, 16:26 Nga DOSJA
Po lahej në Plazhin e Gjeneralit, mbytet 41-vjeçari nga Tirana

KAVAJË– Një 41-vjeçar me inicialet E.M., ka ndërruar jetë pasditen e sotme. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur tek Plazhi i Gjeneralit, rreth orës 17:20.

Mësohet se 41-vjeccari, banues në Tiranë, është futur të lahet, por nuk ka dalë dot më gjallë që aty. Ende nuk dihen rrethanat, nëse i ndjeri nuk dinte not, apo ka pësuar komplikacione të tjera shëndetësore. 

Njoftimi i policisë Kavajë: Më datë 05.09.2020, rreth orës 17:20, tek plazhi i Gjeneralit, në Kavajë, shtetasi E.M.,41 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kavaje mbytet 41 vjecari plazhi i gjeneralit kavaje mbytet 41 vjecari plazhi i gjeneralit

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shtator 2020, 12:25

TIRANË- Gjetja e një pjesë të një skeleti të groposur në zonën e Malit me Gropa, zbardhi dje një vrasje makabre brenda familjes. Faik Buci, 66 vjeç ...