Aktualitet

Vdes në helikopter 37-vjeçarja, helmoi veten pasi ish-bashkëshorti i mori vajzën në Itali

5 Shtator 2020, 15:27 Nga DOSJA
Vdes në helikopter 37-vjeçarja, helmoi veten pasi

SARANDË– 37-vjeçarja nga Saranda ka ndërruar jetë në helikopterin e Spitalit Ushtarak, pasi po transmetohej drejt Tiranës. E reja mbylli sytë, vetëm pak momente pasi mori vendimin të vetëhelmohej.

Ajo u nis me urgjencë me helikopter ushtarak për t’u transportuar drejt spitalit në Tiranës, por rrugës ndërroi jetë, pa arritur të merrte ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ish-bashkëshorti i të resë, me vendim gjykate, kishte marrë kujdestarinë e vajzës që kishte me të renë që i dha fund jetës. Ai kishte vendosur që ta merrte të bijën me vete në Itali dhe këtë dhimbje, 37-vjeçarja nuk e ka përballuar dot duke marrë vendimin për të helmuar veten.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 37-vjecarja vetehelmohet sarande 37-vjecarja vetehelmohet sarande

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shtator 2020, 12:25

TIRANË- Gjetja e një pjesë të një skeleti të groposur në zonën e Malit me Gropa, zbardhi dje një vrasje makabre brenda familjes. Faik Buci, 66 vjeç ...