Aktualitet

Makina përplaset me motorin në Laç, vdes 65-vjeçari

5 Shtator 2020, 15:37 Nga DOSJA
Makina përplaset me motorin në Laç, vdes 65-vjeçari

LAÇ– Pashkë Perkola, 65 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë, ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Laçit. Përkola, po udhëtonte me një motor në momentin që është përplasur nga një automjet, me drejtues, të riun me incialet E.Gj.,27 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë, drejtuesi i mjetit, 27-vjeçari është shoqëruar për në komisariat. 

Njoftimi i plotë i policë: Kurbin

Në qytet Laç, në afërsi të një karburanti, mjeti me drejtues shtetasin E.Gj.,27 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin P.P., 65 vjeç, banues në Laç,Kurbin i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në  spitalin e Traumës, Tiranë. Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Gj.., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne lac kurbin vdes 65-vjecari aksident ne lac kurbin vdes 65-vjecari

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shtator 2020, 12:25

TIRANË- Gjetja e një pjesë të një skeleti të groposur në zonën e Malit me Gropa, zbardhi dje një vrasje makabre brenda familjes. Faik Buci, 66 vjeç ...