Aktualitet

U kap me 30 kg drogë në formë çokollate në Muriqan, Gjykata lë në burg italianin Cristiano Trapani: E bëra për shkaqe e

5 Shtator 2020, 14:44 Nga DOSJA
U kap me 30 kg drogë në formë çokollate në Muriqan,

SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg shtetasin italian Cristiano Trapano, 60 vjeç, i cili u kap në pikën kufitare të Muriqanit me 30 kilogramë drogë në formë çokollate.

Mësohet se Trapani është lënë në burg nga trupa gjykuese në Shkodër, dhe gjatë seancës ka deklaruar se lënda narkotike ishte vetëm e tija, e nuk ka bashkëpunuar me askënd.

“E kam bërë vetë, s’kam asnjë bashkëpunëtor. E bëra për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike,”- mësohet se ka rrëfyer Trapani gjatë seancës gjyqësore.

Në një makinë tip “Fiat Doblo”, italiani kishte fshehur drogën brenda tre bombolave gazi.

Ndërkohë sot, Policia e Shkodrës ka prangosur një 36-vjeçar me iniciale E.L., i cili dyshohet se i ka shitur 53 kilogramë kanabis të presuar në formë çokollate, pikërisht italianit Cristiano Trapani.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet cristiano trapani shkoder cristiano trapani shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shtator 2020, 12:25

TIRANË- Gjetja e një pjesë të një skeleti të groposur në zonën e Malit me Gropa, zbardhi dje një vrasje makabre brenda familjes. Faik Buci, 66 vjeç ...