Tentoi të korruptojë policin, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë
TIRANË- Policia e Rrugore e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 52-vjeçar. Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi me inisciale A. H, pasi ka tentuar të korruptojë policët, duke u ofruar një shumë parash prej 5000 leke të reja. Policia bën të ditur se ai po drejtonte mjetin në në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë
Nga kontrollet policore me karakter parandalues të dedikuara, kryesisht për shpejtësinë mbi normat e lejuara, drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit apo shkelje të tjera që janë burim për aksidente rrugore, në oret e para të datës, 05.09.2020, në rrugën “Siri Kodra”, u arrestua në kushtet e flagrancës shtetasi me iniciale A. H, 52 vjeç.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjatë kontrollit policor nga rrugoret e kryeqytetit, u verifikua se drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit, në masën testi i parë 0.31 mg/l, testi i dytë 0.39 mg/l.
Gjatë kryerjes së veprimeve administrative për shkeljen e verifikuar, ky shtetas u ka ofruar agjentëve verifikues një kartmonedhë me prerje 5000 leke të reja, me qëllim shmangien e penalitetit për shkeljen e konsumuar, në këto kushte, nga efektivët e policisë rrugore të kryeqytetit është bërë kapja në flagrancë për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komsiariatin Dixhital cdo shkelje të Kodit Rrugor.
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Zjarr i madh në kodrat e fshatit Mashkullorë, dyshohet se u ndez nga dy barinj të zonës
GJIROKASTËR– Sërish vatra zjarri në vend! Paraditen e sotme ne një sipërfaqe me kullota në fshatin Mashkullore, rreth 6 km në veri të Gjirokastrës ës...
DINAMIKA E PLOTË: Vëllai e mori nga Fresku me armë në kokë, e çoi tek mali me Gropa dhe i “futi” plumbin. Pas 4 ditës
TIRANE- Eglantina Buci, 23-vjeçarja e cila u vra nga babai dhe vëllai, pasi iku nga shtëpia për të jetuar me të dashurin, u mor nga banesa në zonën e Fre...
53 kg marijuanë në formë çokollate brenda bombolave të gazit, Policia kap të riun nga Kavaja që i shiti drogën italianit
SHKODËR– Policia e Shkodrës ka prangosur një 36-vjeçar me iniciale E.L., i cili dyshohet se i ka shitur 53 kilogramë kanabis të presuar në for...
PROFIL/ Groposi të bijën dhe e njollosi si prostitutë, kush është Faik Buci, u nda nga nëna e 4 fëmijëve për të jetuar
TIRANË- Babai i Eglantina Bucit, Faiku, nuk e kishte për herë të parë planin për ta vrarë të bijën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i penduari i drejt...
U kapën tek kepi i Rodonit, dy sirianë bien nga tarraca e Policisë së Durrësit, po tentonin të largoheshin me kabull
DURRËS– Dy emigrantë sirianë kanë rënë nga tarraca e Policisë së Durrësit. Ngjarja ka ndodhur dy netë më parë, teksa sirianët po tentonin që të largoheshin...
E ruante këmba-këmbës… Zbërtheu vrasjen MAKABRE të 23-vjeçares, rrëfimi i të penduarit: I mora në makinë, Eglantina
TIRANË- Një dëshmitar, i kthyer në bashkëpunëtorin e drejtësisë është personi kyç që ka zbardhur vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci, nga i ...
E mbuluar me shami/ Çonte çifte si ushtarë të ISIS në Siri, del ME FOTO gruaja që u arrestua nga anti-terrori në Tiranë
TIRANË– Gruaja që shihni në foto është Lubjana Gjeçaj, nëna e 3 fëmijëve, e cila u arrestua sot nga Policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane...
‘Killeri’ mori 80 mijë euro të vriste aktorin, kush është Shkëlzen Buci, vëllai që i mori jetën motrës se dashuroi
TIRANË- Tmerri i Policisë së Shtetit... “I shpejti” që nuk kapej pasi nuk linte asnjë gjurmë. Krimet e tij, ishin të njohura, e madje edhe për një copë bu...