Sport

Tjetër medalje për Shqipërinë në peshëngritje, Krenar Shoraj ngjitet në podium

11 Prill 2019, 16:50 Nga DOSJA
Tjetër medalje për Shqipërinë në peshëngritje,

Gjeorgji- Krenar Shoraj ka rritur të marrë një medalje për Shqipërisë, atë të bronzit, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë. Shtangisti kuqezi u rendit i treti në stilin e shtytjes dhe i 6-ti në dygarësh për peshën 89 kg.

Shoraj e nisi miri stilin e shkëputjes, duke ngritur me sukses në provën e parë 155 kg, por nuk arriti të realizonte me sukses dy provat e tjera me 160 dhe 161 kg. Në këtë stilin u rendit i 8-ti.

Kuqeziu i shtangës e nisi shumë mirë garën edhe në stilin e shtytjes, duke kaluar me sukses provën e parë me 195 kg, por nga dëshira për të fituar të artën shtoi peshën në 200 kg, duke dështuar. Edhe në provën e tretë, me 201 kg, nuk pati forca për të mbyllur me sukses. Në dygarësh e mbylli me 350 kg, duke zënë vendin e 6-të.

Medaljen e artë në dygarësh e fitoi armeni Mkrtchyan me 371 kg, ndërsa atë të argjendtë gjeorgjiani Davidadze me 370 kg.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport batumi kampionatin europian të peshëngritjes krenar shoraj batumi kampionatin europian të peshëngritjes krenar shoraj

Sondazh

Poll

Sport 11 Prill 2019, 13:30

Me shumë mundësi Gareth Bale është në rrugën e largimit nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.Dëmtimet dhe mungesa e rendimentit kanë detyr...