Aktualitet

‘Killeri’ mori 80 mijë euro të vriste aktorin, kush është Shkëlzen Buci, vëllai që i mori jetën motrës se dashuroi

5 Shtator 2020, 10:56 Nga DOSJA
‘Killeri’ mori 80 mijë euro të vriste aktorin, kush

TIRANË-  Tmerri i Policisë së Shtetit... “I shpejti” që nuk kapej pasi nuk linte asnjë gjurmë. Krimet e tij, ishin të njohura, e madje edhe për një copë bukë, por në momentin që u arrestua, dosja e tij ishte e kopsitur. Ai është Shkëlzen Buci, vëllai që vrau motrën se guxoi të dashuronte. Kur u arrestua ishte vetëm 34 vjeç. Ai u kap në vitin 2017, pasi kishte marrë një pagesë prej 80 mijë eurosh për vrasjen e aktorit Mishel Prela. I dënuar me 13 vite burg për këtë ngjarje, ai u bë edhe kyçi i zbardhjes së vrasjes së motrës së tij, Eglantina Buci. Aktualisht në qeli, Buci është njohur edhe me akuzën e vrasjes në bashkëpunim me babain të Eglantina Bucit, në vitin 2012.

Shkëlzen Buci ka pranuar se do e vriste aktorin Mishel Prela, dhe se me paratë që do të merrte, ai do të shlyente borxhet që familja kishte. Prokurori Adriatik Cama hetoi ngjarjen në vitin 2017, dhe kishte prova për të kërkuar 18 vite burg, por gjykata e uli dënimin me 5 vite.

Dëshmia që kryqëzoi Bucin, ishte një telefonatë e regjistruar me porositësin e vrasjes së aktorit, që u pa nga gjykata si prova e parrëzueshme e fajësisë së tij. Vrasësi me pagesë ishte gati ta vriste aktorin, por vetëm e plagosi atë. Porositësi i vrasjes ishte Ervin Zallumi, dhe ngjarja ndodhi më 20 korrik 2017. Ai mohoi të kishte probleme me Mishel Prelën, ndërsa pranoi vetë para hetuesve se 7 vite më parë, ai ishte plagosur nga Prela.

Tashmë Buci që ndodhet në burg për këtë tentativë vrasjeje, i akuzuar edhe për një sërë vrasjesh të tjera me pagesë, i rëndon mbi shpinë një mëkat edhe më i rëndë, ai i vrasjes së motrës së tij. Eglantina Buci, 23 vjeç u vra më 2012 nga vëllai dhe babai, pasi kishte shkuar të jetonte me të dashurin në një apartament në zonën e Freskut. Nga aty, ajo u mor me dhunë nga Shkëlzen Buci dhe u çua në Malin me Gropa, ku dhe u vra me plumb në nofullë. Me rihapjen e hetimit në 2017, u provua dhe autorësia e dy burrave, babë e bir, që tanimë janë pas hekurave.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet faik buci mishel prela shkelzen buci zbardhet vrasja e eglantina bucit faik buci mishel prela shkelzen buci zbardhet vrasja e eglantina bucit

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shtator 2020, 10:00

TIRANË- Një ngjarje makabre është zbardhur nga Policia e Shtetit dje, duke provuar edhe njëherë mentalitetin dhe situatën e vështirë ku ndodhen shumë gra n...