PROFIL/ Groposi të bijën dhe e njollosi si prostitutë, kush është Faik Buci, u nda nga nëna e 4 fëmijëve për të jetuar
5 Shtator 2020, 11:50Nga DOSJA
TIRANË- Babai i Eglantina Bucit, Faiku, nuk e kishte për herë të parë planin për ta vrarë të bijën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i penduari i drejtësisë që ka zbardhur të gjithë vrasjen, ka thënë në polici se Faik Buci, kishte tentuar disa herë të vriste të bijën. Ai ruante apartamentin në zonën e Freskut, ku ajo jetonte me të dashurin e saj, për ta vrarë, por ka dështuar.
Prandaj “detyra” për ruajtjen e nderit i është lënë Shkëlzenit. Djali e mori motrën me makinën e shokut, dhe e qëlloi me një plumb në nofull duke e lenë të vdekur. Babai, Faiku, baba i 4 fëmijëve, ishte ndarë nga e shoqja në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Ai asokohe jetonte me një grua nga Shkodra, me të cilën kishte krijuar lidhje pas divorcit. Policia është bazuar tek ADN-ja e të ëmës kur gjeti eshtrat, duke bërë krahasimin që rezultoi se kufoma e groposur në Malin me Gropa ishte e Eglantina Bucit, 23-vjeçare.
Pas gjetjes së trupit, i ati nuk rrëfeu kurrë krimin për Policinë, por u mjaftua duke thënë se e bija ishte punonjëse seksi në Turqi, për një grup të rrezikshëm.
Por vrasja e Eglantina Bucit, nuk është ngjarja e vetme që njollos raportet dhe historinë e familjes. E ëma e Faik Bucit, gjyshja e viktima ka vrarë nusen e djalit tjetër të saj, Bashkimit, kur ky i fundit ndodhej në Itali. Vrasja ndodhi për motive të dobëta, në orën 11 të darkës, kur nuse e vjehrrë ishin duke parë televizor. Ajo e qëlloi me sende të forta për vdekje nusen, e cila pavarësisht ndihmës së kunatit tjetër, Rifatit, një efektiv policie, i cili e hipi në zetor që ta shpëtonte, Flora, vdiq. Krimi u pranua nga vjehrra, e cila bëri edhe disa vite burg.
Eglantina Buci, 23 vjeç u vra më 2012 nga vëllai dhe babai, pasi kishte shkuar të jetonte me të dashurin në një apartament në zonën e Freskut. Nga aty, ajo u mor me dhunë nga Shkëlzen Buci dhe u çua në Malin me Gropa, ku dhe u vra me plumb në nofullë. Me rihapjen e hetimit në 2017, u provua dhe autorësia e dy burrave, babë e bir, që tanimë janë pas hekurave.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Dy emigrantë sirianë kanë rënë nga tarraca e Policisë së Durrësit. Ngjarja ka ndodhur dy netë më parë, teksa sirianët po tentonin që të largoheshin...
TIRANË– Gruaja që shihni në foto është Lubjana Gjeçaj, nëna e 3 fëmijëve, e cila u arrestua sot nga Policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane...
TIRANË- Tmerri i Policisë së Shtetit... “I shpejti” që nuk kapej pasi nuk linte asnjë gjurmë. Krimet e tij, ishin të njohura, e madje edhe për një copë bu...
Aktualitet 5 Shtator 2020, 10:00
TIRANË- Një ngjarje makabre është zbardhur nga Policia e Shtetit dje, duke provuar edhe njëherë mentalitetin dhe situatën e vështirë ku ndodhen shumë gra n...
SHKODËR- Një ditë pas ndarjes nga jeta të kirurges Zyliha Kraja, e cila humbi betejën me COVI-19, mjekët e spitalit të Shkodrës kanë bërë homazhe për koleg...
FIER– Një 18-vjeçar nga Patosi është arrestuar nga policia e Shtetit pasi është përfshirë në një ngjarje të rëndë. I riu ka përplasur dy makina, dhe ka k...
TIRANË- Eglantina Buci, u vra nga babai dhe vëllai i saj në shkurt të vitit 2012, ndërsa dy porositësit u arrestuan dje, pasi autoritetet gjetën trupin e p...
TIRANË– Trupi i pajetë i një 14-vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:35 tek Liqeni i Farkës. I mituri me iniciale A.R., 14 vje&cced...