Aktualitet

U kapën tek kepi i Rodonit, dy sirianë bien nga tarraca e Policisë së Durrësit, po tentonin të largoheshin me kabull

5 Shtator 2020, 11:42 Nga DOSJA
U kapën tek kepi i Rodonit, dy sirianë bien nga tarraca e

DURRËS– Dy emigrantë sirianë kanë rënë nga tarraca e Policisë së Durrësit. Ngjarja ka ndodhur dy netë më parë, teksa sirianët po tentonin që të largoheshin nëpërmjet një kabulli nga godina e Policisë.

Menjëherë ata u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Mësohet se të dy ishin arrestuar pak kohë më parë teksa po tentonin që të largoheshin me skaf nga kepi i Rodonit. Megjithatë ende mbetet e paqartë sesi ia kanë dalë që t’u shpëtojnë sytëve të efektivëve dhe tentojnë që të arratisen. 

Ndërkohë që nga Policia e Durrësit nuk ka asnjë njoftim lidhur me ngjarjen, e cila është mbajtur e fshehtë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres policia e durresit sirianet bien nga godina e policise durres policia e durresit sirianet bien nga godina e policise

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shtator 2020, 10:00

TIRANË- Një ngjarje makabre është zbardhur nga Policia e Shtetit dje, duke provuar edhe njëherë mentalitetin dhe situatën e vështirë ku ndodhen shumë gra n...