Aktualitet

E ruante këmba-këmbës… Zbërtheu vrasjen MAKABRE të 23-vjeçares, rrëfimi i të penduarit: I mora në makinë, Eglantina

5 Shtator 2020, 11:34 Nga DOSJA
E ruante këmba-këmbës… Zbërtheu vrasjen MAKABRE

TIRANË- Një dëshmitar, i kthyer në bashkëpunëtorin e drejtësisë është personi kyç që ka zbardhur vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci, nga i vëllai Shkëlzeni në vitin 2012. Bashkëpunëtori i drejtësisë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë shok me Eglantinën dhe Shkëlzenin. I riu, ka qenë gjithashtu i përfshirë në atentatin e 20 korrikut 2017, ku Shkëlzen Buci tentoi të vriste për 80 mijë euro, aktorin Mishel Prela. Burime për Dosja.al bëjnë me dije, se pasi është dorëzuar në polici, bashkëpunëtori i drejtësisë ka rrëfyer edhe ekzekutimin e Eglantina Bucit. 

“Shihni se Shkëlzeni me të atin kanë vrarë edhe Eglantinën”, ka qenë deklarimi i tij fillestar në prokurori. I riu, gjatë marrjes në pyetje ka thënë se Shkëlzeni i kishte kërkuar që t’i ruante të motrën, se me kë shoqërohej dhe se ku shkonte.

Ai rezulton po ashtu të jetë personi i fundit që e ka parë gjallë Eglantina Bucin. Ai ka shoqëruar të dy motër e vëlla në Malin me Gropa, ku e reja u qëllua me plumb në nofullën e majtë dhe ndërroi jetë. Ai ka qenë prezent bëjnë me dije burimet, edhe në momentin kur Eglantina dhe Shkëlzeni kanë debatuar në makinën e tij me njëri-tjetrin. 

Ngjarja makabre ka ndodhur më 2012, por u zbardh pasditen e djeshme, pasi policia dhe prokuroria dokumentuan me prova, se është Shkëlzen Buci dhe i ati, Faiku, dy personat që vranë në bashkëpunim të renë. Këmbëzën dyshohet se e ka tërhequr Shkëlzen Buci, në zonën e Malit me Gropa, dhe disa ditë më vonë, babë e bir, kanë shkuar dhe kanë groposur trupin rreth 500 metra më tutje. Babë e bir, tanimë janë pas hekurave.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eglantina buci faik buci shkelzen buci zbardhet vrasja e eglantina bucit eglantina buci faik buci shkelzen buci zbardhet vrasja e eglantina bucit

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shtator 2020, 10:00

TIRANË- Një ngjarje makabre është zbardhur nga Policia e Shtetit dje, duke provuar edhe njëherë mentalitetin dhe situatën e vështirë ku ndodhen shumë gra n...