53 kg marijuanë në formë çokollate brenda bombolave të gazit, Policia kap të riun nga Kavaja që i shiti drogën italianit
5 Shtator 2020, 11:51Nga DOSJA
SHKODËR– Policia e Shkodrës ka prangosur një 36-vjeçar me iniciale E.L., i cili dyshohet se i ka shitur 53 kilogramë kanabis të presuar në formë çokollate një shtetasi italian. Ky i fundit, i identifikuar si Cristino Trapani, u kap disa ditë më parë në doganën e Murriqanit, pasi në kontrollin e vijës së dytë u pikas që brenda bombulës së gazit kishte drogë. Përballë efektivëve, italiani në deklaratën e tij në policika theksuar se nuk kishte dijeni për drogën që i është gjetur në automjet. Megjithatë pritet që me hetimet të zbardhet e gjithë ngjarja.
NJOFTIMI I PLOTË:
Shkodër
Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e tentativës për trafikim ndërkombëtar të 53 kilogramë lëndë narkotike marijuanë në formë çokollate.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga shitësi i lëndës narkotike, shtetasit italian i cili u arrestua 5 ditë më parë në pikën e kalimit kufitar Muriqan Shkodër në tentativë për të trafikuar drejt Italisë lëndën narkotike.
Në vijim të punës për dokumentimin ligjor të tentativës për trafikim të 53 kg lëndë narkotike në drejtim të Italisë, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i kësaj ngjarjeje.
Pas një pune të mirëorganizuar, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. L., 36 vjeç, banues në Lagjen Nr.2, Kavajë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas i kishte shitur lëndën narkotike shtetasit italian C. T., disa ditë më parë, që tentoi ta trafikonte në drejtim të Italisë, i cili u arrestua nga Policia Kufitare e Muriqanit, Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Babai i Eglantina Bucit, Faiku, nuk e kishte për herë të parë planin për ta vrarë të bijën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i penduari i drejt...
DURRËS– Dy emigrantë sirianë kanë rënë nga tarraca e Policisë së Durrësit. Ngjarja ka ndodhur dy netë më parë, teksa sirianët po tentonin që të largoheshin...
TIRANË– Gruaja që shihni në foto është Lubjana Gjeçaj, nëna e 3 fëmijëve, e cila u arrestua sot nga Policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane...
TIRANË- Tmerri i Policisë së Shtetit... “I shpejti” që nuk kapej pasi nuk linte asnjë gjurmë. Krimet e tij, ishin të njohura, e madje edhe për një copë bu...
Aktualitet 5 Shtator 2020, 10:00
TIRANË- Një ngjarje makabre është zbardhur nga Policia e Shtetit dje, duke provuar edhe njëherë mentalitetin dhe situatën e vështirë ku ndodhen shumë gra n...
SHKODËR- Një ditë pas ndarjes nga jeta të kirurges Zyliha Kraja, e cila humbi betejën me COVI-19, mjekët e spitalit të Shkodrës kanë bërë homazhe për koleg...
FIER– Një 18-vjeçar nga Patosi është arrestuar nga policia e Shtetit pasi është përfshirë në një ngjarje të rëndë. I riu ka përplasur dy makina, dhe ka k...
TIRANË- Eglantina Buci, u vra nga babai dhe vëllai i saj në shkurt të vitit 2012, ndërsa dy porositësit u arrestuan dje, pasi autoritetet gjetën trupin e p...