Aktualitet

5 Shtator 2020, 12:25 Nga DOSJA

TIRANË- Gjetja e një pjesë të një skeleti të groposur në zonën e Malit me Gropa, zbardhi dje një vrasje makabre brenda familjes. Faik Buci, 66 vjeç dhe Shkëlzen Buci, vranë të bijën e tyre, pasi kishte vendosur të jetonte me një djalë, për të cilin ata nuk jepnin aprovimin e tyre. Eglantina, 23 vjeçe, që shihni në këtë foto, pavarësisht mohimit të familjes, shkoi në zonën e Freskut me djalin që donte, dhe aty çifti jetoi për disa kohë në një apartament me qira. Edhe pse kishin humbur çdo kontakt, e reja vëzhgohej nga i ati, Faiku. Pas ndarjes me të ëmën e vajzës, me të cilën kishte rritur 4 fëmijë, Faiku asokohe 58 vjeç, jetonte me një grua nga Shkodra.

Por megjithëse vetë kishte parë “jetën e tij”, nuk donte që të njëjtën gjë ta bënte e bija. Eglantina ishte nën mbikqyrjen e tij, pasi Faiku priste momentin për ta vrarë. Duke mos gjetur kohën e përshtatshme, babai ia kërkoi të birit që të mbaronte punë. Shkëlzeni, asokohe 29 vjeç, i përfshirë rishtaz në botën e krimit, kontaktoi një shokun e tij dhe të motrës. Ky person, është edhe dëshmitari kryesor i krimeve që ka kryer Shkëlzeni, dhe është edhe bashkëpunëtor i drejtësisë. Shkëlzeni i kishte kërkuar prej kohësh që të ruante të motrën, dhe njërën nga ditët, ai i mori në makinë të dy, vëlla e motër dhe u drejtua për në zonën e Malit me Gropa në periferi të Tiranës. Rruga për tek Mali me Gropa u shoqërua nga grindja e ashpër motër e vëlla, bazuar në rrëfimin e këtij dëshmitari. 

Aty, Shkëlzen Buci ka nxjerrë armën e tij, tip pistoletë, dhe ka qëlluar me armë zjarri të motrën 23-vjeçare, Eglantina në nofull. Vajza ka ndërruar jetë, ndërsa ai është larguar. Disa ditë më pas, ai bashkë me babain shkuan tek Mali me Gropa dhe groposën trupin e Eglantinës. Trupin ia mbuluan me gurë, duke mos i bërë as varr e më pas u larguan. Të dy, vazhduan jetët e tyre. Një gjahtar, do të telefononte 5 vite më pas, në vitin 2017, për të denoncuar se ka parë eshtra të shpërndara në 2300 metra lartësi. Eshtrat ishin të dëmtuara nga kafshët e egra dhe shpendët e malit, dhe identifikimi i kufomës me aq mbetje, ishte i pamundur.

Viti 2017 ishte i gjatë, sidomos për prokurorinë. Prokurori Adriatik Cama bashkë me disa oficerë nisën kërkimet për të gjetur trupin e vajzës. Paralelisht me kërkimet, u arrestua edhe vëllai i Eglantinës, Shkëlzeni për një atentat të mbetur në tentativë ndaj aktori Mishel Prela. Bashkëpunëtori i Shkëlzenit, prezent edhe në këtë ngjarje, zgjodhi të bëhej i penduar i drejtësisë, duke rrëfyer edhe për krimin e dy burrave të familjes Buci nga Dibra, dhe për faktin se trupi ishte i fshehur në këtë zonë. Dimri i atij viti, ishte i gjatë…

I marrë në pyetje nga oficerët e krimeve se ku ndodhej Eglantina, babai i saj, Faiku, asokohe 63 vjeç, thoshte se nuk kishte dijeni, por theksonte se vajza ishte prostitutë në Turqi. Pyetjeve se pse nuk e kishte denoncuar si të rrëmbyer, ai iu përgjigjej duke thënë se “ajo është me një grup të rrezikshëm, s’merremi dot me ta”. Por, policia zgjodhi një tjetër taktikë. E ëma e vajzës, e ndarë nga Faiku, pranoi të bënte testin e ADN-së. Rezultati nuk ishte i papritur. Skeleti i copëtuar nga kafshët në Malin me Gropa, i përkiste Eglantina Bucit. Policia dhe Prokuroria vijuan edhe për tri vite hetimet derisa dokumentuan me prova se Shkëlzen Buci dhe Faik Buci, vranë vajzën e familjes, Eglantinën pasi nuk pranonin që ajo të vazhdonte lidhjen e saj. Tashmë të dy janë pas hekurave, ndërsa deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka rrëfyer asnjë fjali për krimin makabër. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eglantina buci faik buci shkelzen buci zbardhet vrasja e eglantina bucit eglantina buci faik buci shkelzen buci zbardhet vrasja e eglantina bucit

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shtator 2020, 10:00

TIRANË- Një ngjarje makabre është zbardhur nga Policia e Shtetit dje, duke provuar edhe njëherë mentalitetin dhe situatën e vështirë ku ndodhen shumë gra n...