Aktualitet

5 Shtator 2020, 10:00 Nga DOSJA

TIRANË- Një ngjarje makabre është zbardhur nga Policia e Shtetit dje, duke provuar edhe njëherë mentalitetin dhe situatën e vështirë ku ndodhen shumë gra në Shqipëri. Eglantina Buci, vajza 23-vjeçare që u vra nga babai dhe vëllai pasi kishte shkuar të jetonte me djalin që donte, u masakrua dhe u mohua nga familja e saj. Policia rinisi hetimin për zhdukjen e saj, sërish në vitin 2017, pasi vëllai i saj u arrestua dhe oficerët morën informacion se Shkëlzen Buci dhe Faik Buci, kishin gisht në këtë ngjarje.

Në vjeshtën e vitit 2017, Faik Buci u mor në pyetje nga efektivët e policisë, por ai kishte një version të tij për ngjarjen. “Vajza ime është punonjëse seksi në Turqi. Është rrëmbyer nga një grup i rrezikshëm. S’merreni dot me ta”, është ky versioni me të cilin kishte vendosur të mbronte veten babai, asokohe 63 vjeç. Kur policët e pyesnin se pse nuk e kishte deklaruar si të rrëmbyer, ai thoshte se: Ajo s’ka më punë me mua, ndodhet në Turqi. 

Pas gjetjes së trupit të saj, dhe konfirmimit se eshtrat e gjetura i përkisnin 23-vjeçares, Eglantina Buci, babai u rithirr në polici. Efektivët e pyetën nëse donte ta varroste trupin e të bijës. Por siç rrëfyen burime për Dosja.al, para policëve, Faiku tha se “Kur ta mësoj se kush ia ka bërë këtë gjë atëherë do ta varros.”. 

Faik Buci u arrestua dje nga Policia e Shtetit, pas zbardhjes së ngjarjes. Ai akuzohet se në bashkëpunim me të birin, Shkëlzen Buci, 37 vjeç, i arrestuar më herët për një vrasje të mbetur në tentativë, kanë vrarë me plumb në nofull, 23-vjeçaren Eglantina Buci. E reja, kishte ikur nga shtëpia për të jetuar me të dashurin, ndërsa trupi i saj ishte fshehur në zonën e Malit të Fagut në Shëngjergj. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eglantina buci faik buci shkelzen buci eglantina buci faik buci shkelzen buci

Sondazh

Poll