Aktualitet

Kundërshtoi policinë dhe përplasi dy makina, arrestohet 18-vjeçari nga Patosi

5 Shtator 2020, 09:35 Nga DOSJA
Kundërshtoi policinë dhe përplasi dy makina, arrestohet

FIER– Një 18-vjeçar nga Patosi është arrestuar nga policia e Shtetit pasi është përfshirë në një ngjarje të rëndë. I riu ka përplasur dy makina, dhe ka kundërshtuar forcat e policisë që donin të bënin shoqërimin e tij.

NJOFTIMI I PLOTE:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

K. M., 18 vjeç, banues në Patos.

Në vëndin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Lexus”, është ndaluar nga punonjësit e Forcës së Posaçme Operacionale dhe i ka kundërshtuar duke mos i dhënë dokumentacionin e mjetit të tij.

18-vjeçari është larguar me shpejtësi dhe ka goditur 2 mjete tip “Benz” dhe “Ford” të parkuara në një lavazho.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i riu ne patos arrestohet i riu ne patos

Sondazh

Poll