Aktualitet

“I thoja, ia hodhe mikja ime…”/ Kolegët e kirurges Zylihe Kraja homazh për të para spitalit në Shkodër: S’mundëm t

5 Shtator 2020, 09:42 Nga DOSJA
“I thoja, ia hodhe mikja ime…”/ Kolegët e kirurges

SHKODËR- Një ditë pas ndarjes nga jeta të kirurges Zyliha Kraja, e cila humbi betejën me COVI-19, mjekët e spitalit të Shkodrës kanë bërë homazhe për kolegen e tyre. Mjeku Shpëtim Ymeri, në një deklaratë për mediat nga spitali, tha se për gati një muaj, përpjekjet e tyre ishin të pamjaftueshme për të shpëtuar Krajën.

“Mendoja dhe besoj se do të shtrëngoja dorën siç bëja gjatë këtyre ditëve që ishe e shtruar në spital, të thosha ia hodhe mikja ime dhe të vazhdonim sërish punën. Jeta është e tillë. Ne nuk mundëm të shpëtonim pavarësisht përpjekjeve tona maksimale prej rreth një muaj. Është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe kolegët,”- tha mjeku Ymeri.

Mjekja vdiq dje pasdite në moshën 80-vjeçare, pasi humbi betejën me COVID-19. Para infektimit, gjendja e saj ishte e mirë, por COVID-19 ia pamundësoi vazhdimin e jetës. Ajo njihet si një kirurge e vjetër në Shkodër, e cila iu ka kaluar eksperiencën e saj, dhjetra mjekëve dhe infermierëve. Edhe pse doli në pension, me shpërthimin e pandemisë ajo vijoi të punonte në spitalin e Shkodrës. Kraja është gruaja e dramaturgut Fadil Kraja.

(F.g/.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shpetim ymeri vdekja e mjekeve nga covid zyliha kraja shpetim ymeri vdekja e mjekeve nga covid zyliha kraja

Sondazh

Poll