Sport

U përfol se kishte dhënë doreheqjen nga Vllaznia, Canaj: Ja arsyeja pse u largova në Angli (Video)

11 Prill 2019, 14:10 Nga DOSJA
U përfol se kishte dhënë doreheqjen nga Vllaznia, Canaj: Ja

Trajneri i ekipit të Vllaznisë, Agim Canaj është rikthyer të stërvisë ekipin shkodran pas largimit tw befasishwm nw drejtim tw anglisw.

Canaj u largua në një moment delikat, kur në Shkodër u përfol për kërcënime e shantazhe, të cilat synonin të ndërhynin në formacion që hidhej në fushë.

Sipas aludimeve kuptohej se trajneri i ri kishte dhënë dorëheqjen, por në prononcimin pas rikthimit të stërvitje Canaj kishte këtë arsye për largimin:

Problemi kryesor për mua ishte diplomimi i vajzës sime në Angli. Unë e kisha parashikuar me kohë këtë udhëtim dhe fati që ishim pushim këtë javë ishte diçka edhe më pozitive. Unë kam marrë leje që para se të luhej ndeshja me Besëlidhjen.

Kam qenë në kontakt me të gjithë drejtuesit dhe ato gjëra që u vërejtën të them të drejtën që për 12 ditë asnjë trajner nuk mund t’i zgjidhë. Por, unë e kam gjykuar me qetësi çdo lloj problemi ose problematikat individuale të çdo lojtari. Unë problematikën e një viti nuk mund ta zgjidhja me një javë.


Vllaznia renditet në vendin e parë në Grupin A të Kategorisë së Parë, ku do të përballet me Erzenin e vendit të dytë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport agim canaj trajneri vllaznise agim canaj trajneri vllaznise

Sondazh

Poll

Sport 11 Prill 2019, 13:30

Me shumë mundësi Gareth Bale është në rrugën e largimit nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.Dëmtimet dhe mungesa e rendimentit kanë detyr...