Politike

Rasti i qytetarit me aftësi të kufizuara pa shtëpi, Dorjan Teliti i përgjigjet bashkisë Shijak: Rasim Shahini nuk kërkon l

4 Shtator 2020, 16:59 Nga DOSJA
Rasti i qytetarit me aftësi të kufizuara pa shtëpi, Dorjan Teliti

SHIJAK– Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti nëpërmejt një statusi në rrjete sociale ka shpërndarë historinë e një burri i cili kërkon ndihmë për nënën e tij 86 vjeçare dhe familjarë të tjerë.

Teliti shkruan se vetëm ilaçet e Rasim Shahinit (burri i cili është në nevojë) kushtojnë 300-400 mijë lekë në muaj së bashku me borxhet për tu ushqyer.

Më tej ai shton se lekët e buxhetit të shtetit nuk po shkojnë aty ku duhet dhe ku ka më shumë nevojë.

Postimi i plotë

Rasim Shahini nuk kerkon lemoshe, kerkon ate qe i takon.

Me nenen 86 vjecare te pamundur per te ndihmuar, me gruan dhe motren e semure, vete invalid ku vetem ilacet i kushtojne 300-400 mije leke ne muaj, me borxhet per tu ushqyer qe po i marrin edhe ate pak fryme qe kishte, me nje shtepi te rrenuar nga termeti, me tualetin jashte ne qiell te hapur sic u shpreh vete me lot ne sy, rilindja thote u kemi cuar disa qese ushqime ndihme.

Rasimi e zhben te gjithe propaganden e ngritur per rindertimin me denoncimin per abuzimin e pushtetit dhe perfaqesuesve te saj lokal, qe i kane thene qe do jete i fundit i listes se atyre qe do perfitojne.

Shqiptaret e kane te qarte se fondet per rindertimin nuk jane te Edi Rames dhe oborrit te tij te zhvatjes. Ato jane leket e buxhetit te shtetit, te cilat duhet te shkojne aty ku ka me shume nevoje. Jane borxhet e dhena nga nderkombetaret per shlyerjen e te cilave do paguaj cdo shqiptar.

Me propaganden dhe videot tuaja 3D nuk e fshehni dot realitetin e hidhur te qinda e mijera familjeve te goditura nga termeti te braktisura dhe te vjedhura nga qeveria.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorjan taliti dorjan taliti

Sondazh

Poll