Politike

Denoncimi i PD për familjen Shahini, kryebashkiaku i Shijakut i përgjigjet opozitës: Nuk jeton përjashtë, e kemi ndihmuar.

4 Shtator 2020, 15:49 Nga DOSJA
Denoncimi i PD për familjen Shahini, kryebashkiaku i Shijakut i

DURRËS– Kreu i bashkisë së Shijaku, Elton Arbana i ka kthyer përgjigje akuzave të Partisë Demokratike duke dhënë versionin e tij lidhur me rastin e familjes Shahini, banesa e të cilëve është rrënuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Me anë të një statusi në Facebook, Arbana shkruan se Rasim Shahini jeton aktualisht në shtëpinë e djalit të tij që ndodhet ngjitur me shtëpinë e dëmtuar, ndërsa e ëma, Xheva merr bonus qeraje në familjen e Kujtim Milaqit që është dhëndri.

“Kjo familje nuk është lënë në duart e fatit. FAKTE. Për familjen Shahini fillimisht kemi dërguar çadra për tu strehuar. Kemi çuar ndihma ushqimore gjatë tërmetit dhe kohës së pandemisë Covid-19. Rasimi jeton aktualisht në shtëpinë e djalit të tij që ndodhet ngjitur me shtëpinë e dëmtuar. Ata marrin bonus qeraje. Te dyja familjet janë strehuar dhe nuk jetojnë përjashta siç ka deklaruar Rasimi. Gjithashtu Xheva Shahini nëna e Rasimit për të cilin ai pretendon se është e pastrehuar merr bonus qeraje në familjen e Kujtim Milaqit (dhëndrit). Familja e Xheva Shahinit është trajtuar me një shume prej 27000 lekë të reja nga Kryqi i Kuq. Emri i saj është propozuar nga Njësia Administrative Gjepalaj për tu ndihmuar. Çdo informacion, video… etj. janë FAKE NEËS,”-shkruan Arbana.

Rasti u publikua nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ku tregoi se prej 9 muajsh jeton në karrocë në kushte shumë të vështira nga mungesa e një banese. Ai rrëfen më tej se autoritetet nuk i kanë ardhur ende për t’i shembur banesën. 

Reagimi i plotë i Elton Arbanës:

Në përgjigje të lajmeve të rreme që qarkulluan për familjen Shahini. Faktet nuk mund të manipulohen! Jemi tërësisht të sigurtë se çfarë dëshirojmë të arrijmë për Shijakun. Qëllimi ynë prioritar është TË NDËRTOJMË SHTËPITË për të prekurit nga tërmeti. Për këtë kemi muaj që punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë me këmbëngulje deri në fund të procesit. Deri tani kemi arritur shumë, në një kohë të shkurtër, pasi gjithë kjo punë kolosale e Rindërtimit nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë. Kemi sfiduar veten duke punuar 16 orë kur ka qenë e nevojshme. Rifilluam punën dhe në kushtet kufizuese të pandemisë dhe këtë e bëmë vetëm për NJERËZIT e prekur. Rreth një muaj më parë nisëm ndërtimin e shtëpive individuale. Ka familje me problematika të caktuara, si rasti i një familje në fshatin Shahinaj që kanë shtëpinë me dy hyrje dhe po verifikohet nga inxhinierët çdo specifikë ligjore për të mbërritur te procesi i shembjes dhe rindërtimit. Ndërkohë kjo familje nuk është lënë në duart e fatit. FAKTE. Për familjen Shahini fillimisht kemi dërguar çadra për tu strehuar. Kemi çuar ndihma ushqimore gjatë tërmetit dhe kohës së pandemisë Covid-19. Rasimi jeton aktualisht në shtëpinë e djalit të tij që ndodhet ngjitur me shtëpinë e dëmtuar. Ata marrin bonus qeraje. Te dyja familjet janë strehuar dhe nuk jetojnë përjashta siç ka deklaruar Rasimi. Gjithashtu Xheva Shahini nëna e Rasimit për të cilin ai pretendon se është e pastrehuar merr bonus qeraje në familjen e Kujtim Milaqit (dhëndrit). Familja e Xheva Shahinit është trajtuar me një shume prej 27000 lekë të reja nga Kryqi i Kuq. Emri i saj është propozuar nga Njësia Administrative Gjepalaj për tu ndihmuar. Çdo informacion, video… etj. janë FAKE NEWS. Misioni ynë është t’i shërbejmë realisht njerëzve. Ne nuk shpërndajmë kurrë lajme të rreme, ne merremi me politikë institucionesh, jo emocionesh. Koha jonë është e çmuar në shërbim të njerëzve. Të gjithë qytetarët e Shijakut i janë mirënjohës Kryeministrit Rama për angazhimin maksimal që ka pasur dhe do të vazhdojë të ketë deri sa asnjë familje të mos mbetet e pastrehë. Ku ka vullnet, ka zgjidhje! Relacion sqarues mbi shtëpinë e Xheva Shahini dhe Rasim Shahini. Shtëpia 2 katëshe ndodhet në fshatin Shahinaj. Ajo përbehet prej 4 anëtaresh Xheva Shahini e bija Merita dhe Rasim Shahini dhe bashkëshortja Florida. Mbasi jane bërë verifikimet nga grupet tona të vlerësimit në terren konstatuan ndërtesën në shkallë dëmtueshmërie DS4 dhe duke qenë në një kulm kanë bërë aplikimin të dyja familjet Xheva Shahini dhe Rasim Shahini. Pas kësaj vjen dhe përgjigjja nga Instituti i Ndërtimit ku shtëpia është e pabanueshme dhe për shembje nga ku të dyja familjet sipas Certifikates familjare perfitojne dy shtepi 1+1 .

Prej disa kohësh, rindërtimi në Durrës është kthyer në kaozë politike nga të dyja palët. Por pse ka marrë kaq rëndësi qyteti bregdetar? Për më shumë detaje (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike banorët në shijak rindertim ne durres banorët në shijak rindertim ne durres

Sondazh

Poll

Politike 4 Shtator 2020, 11:49

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nëpërmjet një deklarate për mediet theksoi se lufta kundër krimit të organizuar mbetet prioritet kryesor. Lles...